e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Nga penalltia e munguar te kartoni i kuq i Bakajt

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nga penalltia e munguar te kartoni i kuq i Bakajt

Ndeshjet e javës së 24-t kanë qenë thuajse të qeta për nga numri i kartonëve të akorduar nga gjyqtarët. bakajNë pesë takime, numri i ndëshkimeve është 19, duke përfshirë edhe kartonin e kuq të Elis Bakajt në derbi.

Në Laç ka pasur katër të tillë dhe në Durrës dy më shumë. Ndeshjet me më pak kartonë kanë qenë në Vlorë dhe në Shkodër me nga dy të tillë, ndërsa në derbi Jemini ka nxjerrë gjashtë të tillë.

PARTIZANI-TIRANA 2-0

Gjyqtarë: L.Jemini (kryesor), E.Barushi dhe D.Rexha (anësorë), R.Sadiku dhe K.Kola (gjyqtarë të linjës)

18´ Pas dyluftimit mes Atandës dhe Fukuit, japonezi i Tiranës pëson një goditje nga Gomes për të cilën duhej akorduar penallti. Kontakt në zonë, pa top që duhej ndëshkuar me 11-metërsh. bakaj elisNdëshkimi i Elis Bakajt me karton të kuq është bërë me rreptësi maksimale nga gjyqtari. Pas ndëshkimit me të verdhë, arbitri ka qëndruar përballë lojtarit dhe ka parë menjëherë reagimin e tij që ka sjellë ndëshkimin me të kuq për ofendim.

Për më tepër, nëse do të kërkonte të ruante staturën strikte, duhet që të ndëshkonte të paktën tre lojtarë të Tiranës me karton të verdhë për protestën pasi e kanë prekur atë në trup, që është veprim i ndëshkueshëm.

62´ Ka një faull të Torrasës ndaj Hoxhallarit që duhej ndëshkuar me karton të verdhë. Është sinjalizuar vetëm nga anësori, por jo nga kryesori. Më pas, Teqja është afruar me nervozizëm dhe ka goditur futbollistin e Partizanit pa top.

Në këtë moment, nuk duhet të kishte vetëm karton të verdhë për Teqjen, pasi duhet të ishte i kuq dhe Jemini duhet të ruante standardin që përdori në ndëshkimin e Bakajt.

Hoxhallari është në dyluftim në kufijtë e zonës me një nga mbrojtësit e Partizanit dhe në tentativë për të manovruar dhe për t'u futur në zonë, gjen pengimin e mbrojtësit me trup dhe me duar, e më pas rrëzohet.

Megjithatë, ky kontakt nuk është vërshëllyer as për faull në kufijtë e zonës dhe as penallti pas lejimit të lojës në momentin e parë, moment shumë i dyshimtë...

TEUTA-BYLISI 1-0

Gjyqtarë: E.Hamiti, R.Çokaj, P.Simoni (Lezhë) 19´ Lena rrëzohet përpara se të ketë kontakt melojtarin e Bylisit dhe me të drejtë është lejuar vijimë- sia e lojës, por mund të kishte ndëshkim për simulim. 65´ Hyshmeri dhe portieri në një dyluftim për topin, ka një kontakt por gardiani i durrsakëve e ka prekur topin i pari.

VLLAZNIA-KUKËSI 1-2

Gjyqtarë: K.Meta, E.Doda, R.Avdo (Tiranë) Pretendimi i vendësve për faull të lojtarit të Kukësit ndaj gardianit të Vllaznisë në momentin e golit të parë të Kukësit nuk qëndron, pasi sulmuesi i verilindorëve e ka prekur topin përpara portierit dhe nuk i ka shkaktuar asnjë faull. Goli është i rregullt.

LAÇI-SKËNDERBEU 0-2

Gjyqtarë: O.Sokoli, G.Qirici, A.Shkreta (Tiranë) 47´ Hamdi Salihi rrëzohet në zonën e Laçit me pretendimin për 11-metërsh, por gjyqtari i takimit e ka ndëshkuar me karton të verdhë për simulim. Vendimi i gjyqtarit ka qenë i drejtë, pasi pamjet filmike konfirmojnë që nuk ka pasur asnjë kontakt.

FLAMURTARI-TËRBUNI 1-1

Gjyqtarë: E.Sino, I.Tartari, O.Grabova (Fier) 3´ Idrizaj kroson në zonë dhe gjen të lirë Shehajn që me një kthesë fantastike e dërgon topin në rrjetë.

Goli anulohet nga anësori Grabova për pozicion jashtë loje, por edhe pamjet filmike janë të paqarta dhe s'e vërtetojnë plotësisht një moment të tillë. 79´ Asistenti ka qenë i pozicionuar drejt për të akorduar golin e Tërbunit.

Edhe pse mungon gjyqtari i linjës, është një moment kur anësori është në kënd dhe ka pamje të qartë nëse topi e ka kaluar apo jo vijën. Është thuajse identik me rastin e ndeshjes Vllaznia-Laçi, por me ndryshimin se në këtë takim anësori është i pozicionuar drejt.