e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Nga Menez tek Adriano, sulmi ka pak alternativa

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nga Menez tek Adriano, sulmi ka pak alternativa

Teksa i "shfletojmë" një nga një me radhë emrat e pjesëtarëve që formojnë repartin e sulmit të Milanit, në mendje na vjen vetëm një fjalë: monstruoz, kuptohet në kuptimin e mirë të fjalës.

milanPo, sulmi i kuqezinjve është i përbërë nga "monstra" të topit, por vetëm se diçka nuk po funksionon siç duhet.

Trajneri

Sinisha Mihajloviç e ka përsëritur shpeshherë në këtë sezon se gjendja e dobët fizike dhe dëmtimet e shumta kanë frenuar deri më tani gjysmën e sulmuesve të Milanit për t'u shprehur siç duhet në këtë sezon. Para disa javësh, tekniku serb deklaroi se kur të rikthehet edhe Menez, do ofronte shampanjë për të gjithë.

Në mendjen e tij skenari ishte shumë i qartë: Zheremi do ishte futbollisti i fundit i rikuperuar dhe sa të ambientohej francezi, shokët e repartit do ishin në formën e tyre maksimale.

Situata

Për momentin, shifrat flasin se në rast mungese të Mbaje Niangut, për Sinishën ka telashe, pasi asnjë prej sulmuesve, me përjashtim të Bakës, nuk ka gjendjen fizike të përballojë 90 minuta. T'i marrim me radhë për t'i analizuar sulmuesit kuqezinj duke nisur nga Baloteli.

Numri 45 ka qëndruar për tre muaj jashtë fushës për shkak të problemit me pubalgjinë dhe gjendja e tij është akoma konvaleshente. Mirëpo, ajo që shqetëson më shumë është nervozizmi i lojtarit sa herë shkel fushën. Baloteli ka humbur formacionin dhe besimin e trajnerit.

Klubi, nga ana tjetër, është i vendosur për të bërë maksimumin deri në fund, që të rikuperojë një lojtar që për momentin duket i humbur, por përsëri Mario nuk po e ndihmon veten. Sfida e fundit kundër Xhenoas është tregues i radhës.

I njëjtin diskutim vlen edhe për Kevin Princ Boateng për sa i përket rendimentit fizik, i cili nuk është akoma ai që pret Mihajloviç. Ganezi ka në këmbë vetëm 45 minuta dhe eksperimenti për ta spostuar në mesfushë nuk funksionon, pasi i duhet të vrapojë më shumë dhe nuk është në gjendje. Për të rigjetur klasin, si fillim duhet të punojë mbi qëndrueshmërinë fizike.

Më pas, është Luiz Adriano, i cili nuk luan qysh prej gjysmë- finales së Kupës kundër Alesandrias dhe shpeshherë është përfshirë në zërat e merkatos.

Braziliani ka një gjendje më të mirë atletike, por nuk luan titullar që prej datës 9 janar dhe Mihajloviçit për momentin nuk i ofron shumë garanci. Për Menezin, situata është shumë e qartë.

Francezi është rikthyer të dielën pas pjesës së parë të sezonit, të cilën e ka kaluar në infermieri. Mirëpo, në këtë pikë të sezonit, Milani nuk e ka luksin për të pritur dhe Sinisha nuk ka tjetër rrugë për t'i dhënë hapësirë Niangut, i cili ka ditur të presë momentin e tij dhe duke përfituar nga mangësitë e shokëve të repartit, sot është titullar te Milani.