e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Nga Donaruma te loja alla Barça, ja stili i Brokit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nga Donaruma te loja alla Barça, ja stili i Brokit

Kristian Broki u tërhoq nga futbol li në vitin 2013, por këtë e bëri me fanellën e Lacios, ku luajti 5 sezonet e fundit të karrierës. brokiGjithsesi, ish-mesfushori është një milanist në shpirt, sepse, pas rritjes së tij në rangjet e të rinjve të "Djallit", ai veshi bluzën kuqezi në moshën 25-vjeçare, ndërsa menjëherë pasi vari këpucët në gozhdë, drejtuesit e Milanit i dhanë mundësinë që të stërviste ekipin e datëlindjes 1998, ajo që në atë kohë ishte krenaria e klubit.

Aty qëndroi për një vit, derisa u promovua që të stërviste të rinjtë, ku pasoi Filipo Inzagin, i cili mori skuadrën e parë në patronazh. Por, pas një sezoni të parë pa trofe, këtë të dytin duhej ta ndërpriste, pasi Silvio Berluskoni e thirri për të udhëhequr të mëdhenjtë, ata që kanë më shumë nevojë për një trajner dhe një fizionomi tjetër loje.

Idetë e lojës

Disa vite më parë, Milani urdhëroi një ndryshim total, sipas të cilit të gjitha skuadrat e moshave kuqezi duhej të ndiqnin modelin e Barcelonës: lojë me top në tokë, mbrojtës që marrin pjesë në ndërtimin e lojës, shkëmbime në zona të ngushta, duke mos toleruar asnjë tentativë largimi të topit të gjatë pa adresë.

Cilësia teknike e grupmoshave kuqezi është mbi mesataren, ndonëse ajo që spikaste më shumë ishte skuadra e Kristian Brokit. I fiksuar pas 4-3- 3 që mund të transformohet edhe një 4-3-1-2, ekipi i tij ishte sulmi më i mirë i kampionatit, ndonëse mbrojtja duhej rishikuar (26 gola të pë- suar në 23 ndeshje).

Fillimi i sezonit nuk ishte i lehtë, madje tepër i vështirë me 6 humbje në 13 ndeshjet e para, por faza e dytë ishte perfekte, me 28 pikë të grumbulluara nga 30 të mundshmet, duke marrë kryesimin e kampionatit. E vetmja rënie që bëri zhurmë ishte disfata 4-0 përballë Juventusit në 1/8-at e turnet të Viarexhios, por ndoshta jo për faj të trajnerit, i cili u detyrua të luante pa 4 titullarë si De Santis, Lokateli, Felicoli dhe Vido, të thirrur në Kombëtaren italiane U-19.

Meritat

Në dy vitet e gjysmë që Broki kaloi në sektorin e të rinjve, ai tregoi se i beson talentit dhe nuk sheh moshën, aq sa ishte ai që promovoi te të rinjtë një 16- vjeçar si portieri Donaruma, i cili shumë shpejt do t'i jepte të drejtë zgjedhjes së trajnerit të tij. Madje, nuk ngurroi që ta promovonte edhe te Mihajloviç, aq sa edhe serbi i besoi dhe tashmë "zbulimi" i tij është edhe titullar i Milanit, ndonëse tashmë do të jetë Kristian Broki që do ta trashëgojë.

Madje, trajneri i ri i kuqezinjve është gati që të bëjë edhe "investimin" e tij të radhës, që mban emrin e Manuel Lokatelit, tek i cili shihet "Pirlo i ri". Një tjetër surprizë mund të jetë edhe Davide Kalabria në korsinë e djathtë të mbrojtjes, ndoshta nga ndeshja e radhës, të dielën në transfertë kundër Sampdorias.

Përgatiti: JETON STAMOLLA