'Ne jemi te gjithe majmune', Neymar nis fushaten anti-racizem
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ylli brazilian ka gjetur një mënyrë shumë speciale për të shprehur zemërimin e tij ndaj veprimit racist, pre e të cilit ra përsëri shoku i tij i skuadrës Dani Alves. Sulmuesi i Barcelonës, Neymar është zotuar për të luftuar racizmin pasi Dani Alves u godit nga tifozët kundërshtar me një banane gjatë fitores 3-2 ndaj Villarrealit të dielën. “Ne jemi të gjithë të barabartë, jemi të gjithë majmuna, thuaj jo racizmit. Është turp që ka kaq shumë paragjykime në vitin 2014. Është koha që njerëzit të ngrejnë zërin e tyre. Mënyra ime për të shprehu mbështetjen është të bëjë atë që Dani Alves bëri”. “Nëse ju mendoni në të njëjtën mënyrë, bëni një foto të vetes tuaj duke ngrënë një banana dhe ne do të përdorim veprimin e tyre në avantazhin tonë”, është shprehur Neymar duke postuar në ‘Instagram’ një foto me banane.
Tifozët e Villareal hodhën gjatë ndeshjes me Barcelonën një banane pranë futbollistit brazilian. Dani Alves në mënyrë shumë të qetë mori bananen dhe pasi i hoqi lëkurën nisi ta hante. Gjesti i Alves është përshëndetur nga tifozët në të gjithë botën.