E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

'Ne Ballkan rivaliteti i futbollit eshte i thelle'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
'Ne Ballkan rivaliteti i futbollit eshte i thelle'

Thirrjet e tifozëve serbë ishin: "dhoma gazi për shqiptarët", ndërsa shqiptarët përgjigjeshin, "Ne jemi hajdutë më të mirë se ju dhe motrat tuaja”. Kjo ishte një ndeshje futbolli në vitin 1999 në Shkup, në një kohë kur konflikti në Kosovë ishte ende i ndjeshëm dhe ndjenjat ishin ndezur.

Në atë kohë unë isha në Maqedoni me gazetarë të tjerë që mbulonin vërshimin e refugjatëve shqiptarë nga Kosova, që ikin përtej kufirit. Një marrëveshje ishte arritur me Beogradin dhe dhuna ishte e kufizuar në disa vrasje dhe plaçkitje; ne shikonim se si forcat serbe ktheheshin në shtëpi të zemëruar dhe të poshtëruar.

Ne u kthyem në Kosovë disa herë më pas. Por, pasi vitet kalonin në Ballkan, ne filluam të vinim re se  armiqësitë e vjetra nuk harroheshin fare, por viheshin mënjanë. Gjithçka bëhej për “bashkimin e shenjtë” me Evropën. Kjo u arrit në Kroaci vitin e kaluar, ndërsa Serbia, Bosnja dhe Shqipëria janë në pritje për ta arritur këtë.

Por ngjarjet në stadiumin e “Partizanit” të Beogradit javën e kaluar, treguan se nuk duhet të jemi shumë optimistë. Një nga kualifikueset e kampionatit evropian u braktis pas dhunës që shpërtheu në stadium, ku u përfshinë tifozë, policë dhe lojtarë.

Gjithçka ndodhi pas lëshimit të një flamuri të "Shqipërisë së Madhe", e cila përfshin pjesë të Kosovës dhe të Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Ka pasur pretendime se vëllai i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, është arrestuar për kontrollin e dronit. Por vëllai, Olsi Rama, e mohoi këtë.

Ambasada shqiptare në Mal të Zi u  sulmua, pati përleshje ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Vjenë, si dhe Maqedoni dhe Serbi. UEFA nisi një hetim dhe kërcënoi me sanksione ndaj Serbisë dhe Shqipërisë. "Politika nuk duhet të hyjë në futboll", deklaroi një zyrtar. Por sporti nuk mund të ndahet nga politika, ashtu siç UEFA pranoi ndarjen e Spanjës dhe Gjibraltarit, Azerbajxhanit dhe Armenisë, si dhe Rusisë dhe Gjeorgjisë.

Njeriu kryesor i negociatave të Beogradit me Brukselin është kryeministri Aleksandar Vuçiç, i cili është miratuar nga Perëndimi. Por 14 vjet më parë, zoti Vuçiç ishte përfaqësues i vijës së ashpër, ministri për Informacionin pas Sllobodan Millosheviqit.

Në maj 1990, në atë që do të ishte loja e fundit para se Jugosllavia të shpërbëhej,  Ylli i Kuq i Beogradit udhëtoi për t’u përballur me Dinamon kroate në Zagreb. Arkan, kreu paraushtarak serb, ishte midis të pranishmëve. Ndeshja u braktis mes skenave më të këqija të dhunës, që ishin parë ndonjëherë në Evropë.

Vuçiç ka kaluar kohë në Londër si një student. "Që kur luante Arsenali unë  kam veshur një këmishë të tij. Por shumë shpejt e kuptova se kjo nuk ishte një gjë e mençur për t’u bërë, për shkak se isha duke jetuar në territorin e Chelseas. Por asgjë serioze nuk ndodhi: gjërat ishin të ndryshme. Kuptova se në futbollin anglez, nuk ka slogane politike”, tha ai.

Thirrjet politike mund të jenë një pikë kyçe për të dëgjuar dhe kuptuar një element më të thellë që ekziston në to.