e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Nderron jete ne spitalin italian shefi i krimeve Musa Skura

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Nderron jete ne spitalin italian shefi i krimeve Musa Skura
Ka ndërruar jetë shefi i krimeve të Burrelit, Musa Skura, i plagosur në krye të detyrës më 13 janar. Ai ndërroi jetë, mbrëmë rreth orës 10:30 në spitalin "Padre Pio" në Foxhia të Italisë, ku u transferua një javë më parë në gjendje tepër të rëndë, për shkak të dëmtimit të 5 organeve dhe hemorragjisë së brendshme

 Musa Skura u plagos mbrëmjen e 13 janarit gjatë një operacioni për arrestimin e anëtarëve të një bande kriminale. Në aksion e sipër, disa persona kanë shkëmbyer zjarr me efektivat blu. Për pasojë u plagos me 1 plumb në gjoks dhe 2 të tjerë në trup 57-vjeçari Musa Skura.  Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën nacionale Burrel-Klos, në afërsi të fshatit Suç të rrethit të Matit. Pak orë pas ngjarjes, forcat policore arrestuan Allën, si dhe Vilson Milkurtin, si autorë të tentativës për vrasje.

Shefi i krimeve të policisë së Burreli u dërgua me helikopter në Spitalin Ushtarak të Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai iu nënshtrua një operacioni që zgjati rreth 6 orë dhe më pas u transportua në spitalin e Foxhias në Itali me një avion të posaçëm për mjekim më të scecializuar.

Fatkeqësisht Skura nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve të rënda, dhe nderoi jetë mbrëmë, bëjnë të ditur familjarët.