e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Aksident masiv ne Selanik, nje i vdekur dhe 25 te plagosur (Foto-Video)

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Aksident masiv ne Selanik, nje i vdekur dhe 25 te plagosur (Foto-Video)
Një aksident masiv ka ndodhur para pak orësh në Selanik të Greqisë. Një grua ka humbur jetën ndërsa 25 të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve tre fëmijë që janë transportuar për në spital. Katër nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në autostradën "Egnatia" në rrugën Igumenicë-Selanik, pas humbjes së kontrollit të një kamioni. Ka pasur dy aksidente të veçanta ku janë përfshirë 28 makina.  Aksidenti i parë ndodhi në orën 08:20 në mëngjes, ku u përfshinë 20 makina. Në këtë aksident një grua mbeti e vdekur ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë.

Sipas informacione grumbulli i parë u shkaktua kur u rrëzua një kamion i ngarkuar. Dendësia e mjegullës ka bërë që shoferët të kenë një pamjen të kushtëzuar dhe kjo ka bërë që shumë makina të përfshihen në aksident.Pak minuta pasi ndodhi ky aksident, një kilometër më larg, u shkaktua një tjetër aksident ku u përfshinë 8 automjete. Në këtë aksident u plagosën dy persona mes të cilëve dhe një grua shtatzënë. Për fat të mirë, ajo nuk ka pësuar probleme për fëmijën.