Ndalet Barça, e mund Real Sociedad (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ndalet Barcelona. Skuadra katalanase është mundur në transfertë nga Real Sociedad me rezultatin minimal 1-0. Ka mjaftuar goli i shpejtë që në minutën e 5´ të takimit për të mbyllur dhe sfidën me fitoren e pritësve.
Mikel Oiarzabal i ka dhënë tre pikë të rëndësishme skuadrës ndërsa ka arritur të ndalë i vetëm kryesuesit e La Ligës.
Barça vazhdon të mbajë kreun e renditjes pavarësisht humbjes, ndërsa Real Sociedad pozicionohet i 9-ti më 41 pikë.
