Mziu: Lezhjanët po blejnë Erzenin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kampionati i Kategorisë se Parë ka hyrë në një fazë shumë interesante, ku tre ekipet që luftojnë për vendin e parë kanë një diferencë prej vetëm një pike.

Në këtë moment, shanset e tolerimit apo blerjes së ndeshjeve janë të mëdha. Pikërisht, Korabi kryesues u frikësohet këtyre blerjeve të ndeshjeve nga skuadrat pretendente. Është presidenti i skuadrës dibrane, Femi Mziu, që lëshon alarmin se mund të ketë blerje të ndeshjes Erzeni-Besëlidhja.
Akuzat
"Pas deklaratës së presidentit të FSHF-së, Armand Duka, për tolerancë zero ndaj arbitrave, unë shpreh plotë- sisht dakordësinë e këtij vendimi duke shmangur kështu edhe ndonjë manipulim të mundshëm. Referuar kësaj, tërheq vëmendjen drejt përballjes, Erzeni-Besëlidhja duke shpresuar në një lojë të pastër dhe jo ryshfete tavolinash.
Sipas informacioneve që kam unë, po bëhen tentativa për të blerë rezultatin e këtij takimi nga lezhjanët. Nga ana tjetër, po të njëjtën ditë, Kastrioti do të ketë përballë Korabin në një ndeshje të ashpër për kreun e klasifikimit. Rezultatet e deritanishme e motivojnë ekipin tim të luftojë jo vetëm për 3- pikëshin, por edhe të ruajmë kreun.
Gjithashtu, dua ta falënderoj stafin e Kastriotit që mundësuan hyrjen e tifozëve falas në stadium duke ju premtuar që do gjejnë të njëjtën zgjedhje si në Peshkopi. Gjithashtu, dua t'i bëj thirrje tifozërisë dibrane të respektojë kundërshtarin siç kanë bërë deri sot.
Ndonëse është një sfidë e fortë dhe premtuese, dibranët nuk i tremben as humbjes apo barazimit, pasi kjo ndeshje është vetëm një betejë në luftën për kreun e Grupit A", shprehet presidenti i Korabit, Mziu, në prononcimin e tij për "Panorama Sport".
Përgatiti: FATMIR ZHUZHI