e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Murinjo i thote ‘po’ Celsit, por kerkon 14 milione euro dhe Ronaldon

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Murinjo i thote ‘po’ Celsit, por kerkon 14 milione euro dhe Ronaldon
Hoze Murinjo pritet që të rikthehet tek Çelsi në fund të këtij sezoni. Siç pohon “Daily Expres”, Murinjo është gati që të pranojë kërkesën e Roman Abramoviç, për të zëvendësuar Andres Vijas-Boas, që u shkarkua pak ditë më parë.

Por, Murinjo ka disa kërkesa që duhen plotësuar. Së pari, portugezi kërkon 14 milionë euro në sezon, si pagë. Së dyti, ai kërkon nga Abramoviç që të transferojë Kristiano Ronaldon tek Çelsi.

Ndërsa kërkesa e parë nuk është e vështirë për t’u plotësuar nga Abramoviç, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për kërkesën e dytë. Transferimi i Ronaldos është një mission shumë i vështirë, për shkak se Reali nuk ka nevojë për para dhe nuk do të donte te privohej nga lojtari kryesor i vet.