Murinjo dhurate presidentit te Partizanit. Premton te vizitoje Shqiperine
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri i njohur portugez, Hoze Murinjo, ka premtuar se do vizitojë Shqipërinë së shpejti. Ai i ka dërguar një fanellë dhuratë presidentit të Partizanit, Gaz Demi, duke thënë se do të vizitojë Shqipërinë, kur Partizani të inagurojë kompleksin e ri.
“Një dhuratë e veçantë mbërriti sot në postën e Klubit për Presidentin Demi, dërguar nga Zhoze Murinjo dhe porositur nga ish-trajneri i Partizanit, Marsio Sampaio.
Fanella e Çelsit mban numrin 1 me mbiemrin e legjendës Murinjo si dhe autografi i tij dedikuar presidentit të Partizanit Z.Demi. G
jithashtu trajneri portugez Murinjo ka pranuar me kënaqësi ftesën e presidentit të Partizanit për të vizituar Shqipërine në muajt e ardhshëm dhe për të qenë i pranishëm në inagurimin e kompleksit të ri të FK Partizanit”, thuhet në një deklaratë të klubit të Partizanit.