Fenomeni serish ne fushe
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tashmë është zyrtare, fenomeni Ronaldo do të rikthehet në fushat e blerta. Ka qenë vetë sulmuesi brazilian i cili ka njoftuar se do të luajë për ekipin amerikan të kategorisë së dytë Fort Lauderdale.
“Do të provoj të luaj, nëse këmbët do të më mbajnë. Do t’a provoj njëherë, të shohim se si do të ecë”, ka thënë 38-vjeçari. Ronaldo la futbollin e luajtur në vitin 2011 kur luante me Corinthians pas një karriere të gjatë me Barcelonën, Psv Eindhoven,. Inter. Real Madrid dhe Milan.Ronaldo është bashkëaksioner i klubit amerikan të futbollit Fort Lauderdale.