e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Murinjo: Torres eshte ne nje forme fantastike

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Murinjo: Torres eshte ne nje forme fantastike

Ndryshe nga sa mendohej, Hoze Murinjo duket shumë i kënaqur nga sulmuesi spanjoll, Fernando Torres. Spanjolli është përballur me kritika që prej ardhjes së tij tek Çelsi në 2011-n dhe mendohej se ai do të qendronte në stol me Murinjon, pas ardhjes së Samuel Eto.

Por, portugezi mendon se Torres është në një formë fantastike.

“Fernando është shumë i fuqishëm. Fizikisht, mendoj se ai po jeton një moment shumë të mirë. I shikoja ndeshjet e Fernandos te Çelsi në sezonet e kaluara dhe më dukej ca i rëndë, më i ngadaltë se zakonisht. Por, Fernando tani duket në formë fantastike. Ai luajti një ndeshje shumë të mirë me Totenhemin. Ai e di çfarë mendoj, nuk duhet t’ia them. Ai e di se jam shumë i kënaqur me performancat e tij. Ai e di tashmë”, ka thënë portugezi.