Murinjo: Titull spektakolar dhe i çmendur
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Zhoze Murinjo nuk e fsheh lumturinë e tij për titullin e fituar. Ua dedikon të gjithëve dhe e cilëson si të çmendur ecurinë që kanë pasur në kampionat. Portugezi e mbajti premtimin e bërë dy vite më parë dhe sot feston trofeun e shumëpritur. “Kemi fituar një titull plotësisht të merituar dhe na takon që të bëjmë një festë dinjitoze. Ka qenë një kampionat shumë i vështirë, i rivalizuar deri në fund, por ne kemi pasur një ecuri të çmendur.
Kemi punuar me të vërtetë shumë dhe kemi realizuar një edicion të jashtëzakonshëm. Ky ka qenë titulli më i vështirë që kam fituar në karrierë, por edhe më i bukuri. Dua të falënderoj të gjithë ata që na kanë ndjekur në rrugën tonë, që kanë vuajtur së bashku me ne dhe këtu hyjnë edhe familjet tona. Janë ato që kanë sakrifikuar më shumë”, – deklaroi Zhoze Murinjo. “Barcelona kishte vite që dominonte dhe të mposhtje një skuadër me lojtarë të tillë e që njihen aq mirë me njëri-tjetrin në fushë, duhet të bëje diçka të jashtëzakonshme si ajo që kemi bërë ne. Të arrish kuotën e 94 pikëve në 36 ndeshje dhe të shënosh 115 gola, tregon qartë punën e madhe që kemi bërë.
Nuk na kanë dhuruar asgjë”, – shtoi portugezi. Ky ishte triumfi i tij në katër kampionate të ndryshme. “Kam fituar titullin në Portugali, Angli dhe Itali më parë, por lufta që bëhet në Spanjë është me të vërtetë shumë e fortë. E thashë edhe më parë se ky ka qenë titulli im më i vështirë, edhe pse nuk e fitova në javën e fundit. Tifozët duhet të përgatiten për një festë madhështore”, – përfundoi ai.