e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Muhamed Ali kurorezohet 'Mbret i boksit'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Muhamed Ali kurorezohet 'Mbret i boksit'
Ish-kampioni i botës për peshat e rënda, Muhamed Ali, u kurorëzua me titullin "Mbreti i boksit", në Kuvendin e 50-të të Këshillit Botëror të Boksit që u mbajt në pikën e pushimit në Cancun të Meksikës. Në ceremoni morën pjesë Kryetari i Këshillit Botëror të boksit, Jose Sulaiman, si dhe ish-kampionë të boksit, mes tyre edhe meksikani Julios Cesar. Muhamed Ali, që mbante syze dielli të errëta, qëndroi i ulur gjatë ceremonisë në një fron prej kadifeje të kuqe.

Në një televizion me ekran të gjerë shkruhej në spanjisht "Mirëse vjen në Cancun Mbreti i Boksit." Ali, i cili e kishte emrin e lindjes Kasius Klei, para se të konvertohej në mysliman suni,  është një nga sportistët më të mirë të shekullit të 20-të. Ai fitoi për herë të parë titullin kampion i boksit për peshat e rënda në garën me Sonny Listonin, në moshën 22 vjeçare dhe ka siguruar gjithsej 56 fitore në karrierën e tij 21-vjeçare.