Collaku: Shteti asnjehere nuk me ndihmoi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Prej disa ditësh shteti shqiptar ka rrumbullakosur një shekull. Në Finlandë prej vitesh jetojnë shumë shqiptarë të njohur dhe të panjohur. Sipas shifrave zyrtare shqipfolësit janë më shumë se shtatë mijë dhe më shumë se gjysma jetojnë përfundimisht në këtë shtet. Njëri prej tyre shumë i njohur në vendin e vet jeton në Espoo. Quhet Dorian Çollaku, dhe vjen nga kryeqyteti Tirana. Ka ardhur në Finlandë më 1997-ën për të studiuar “Administrim Biznesi”.
Në të njëjtën kohë ai stërvitet edhe në sportin e hedhjes së çekiçit. “Në Shqipëri nuk pata mundësi të stërvitesha mirë. Mungonin kushtet. Në Finlandë kam punuar shumë dhe rezultatet mbërritën”, pohon Çollaku. Ky i fundit është kualifikua në lojërat e Athinës dhe Pekinit në dy Olimpiadat e kaluara dhe mori pjesë si sportist i Shqipërisë. Edhe pse prej pesë vitesh shtetas finlandez Doriani vazhdon të përfaqësojë Shqipërinë. Por vetë ai për mediet finlandeze pranon se ndihma nga Shqipëria ka qenë vetëm premtime.
“Gjatë gjithë kohës kam marrë premtime por gjithmonë asgjë”, ka mbyllur shqiptari që në fund të fjalës së tij pranon se 100-vjetori ishte pika kulmore për shtetin shqiptar dhe ai si çdo bashkëkombës i tij ai ndihet krenar.