Moviola, gjyqtari gaboi te faulli i golit të korçarëve
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
FSHF ia besoi Enea Jorgjit kryendeshjen Partizani-Skënderbeu dhe gjyqtari, i cili mban stemën e FIFA-s, në njëfarë mënyre e justifikoi besimin duke menaxhuar më së miri një ndeshje nervash.
Jorgji nxori nëntë herë kartonin e verdhë, ndërsa ndëshkoi me të kuq në limitin e ndeshjes mbrojtësin e Skënderbeut, Tefik Osmani.
Kryesori nga Elbasani u mundua të këshillonte lojtarët në shumë raste kur ndërhyrjet e tejkalonin limitin, duke ulur disi gjakrat, por gjithsesi toleroi jo pak në momentin e sherrit masiv në minutën e 78-të.
Evitoi ndoshta të kuq për Torasën, Bathën apo edhe Osmanin në ato momente, duke u mjaftuar vetëm me të verdha. Ndërkohë, momenti më kulminant ishte në momentin e golit të Skënderbeut.
Nisur nga pamjet filmike, duke qartë që Vila nuk ka shkaktuar faull ndaj Arapit. Mirëpo, ironia e fatit bëri që nga gabimi i Jorgjit të vinte goli i Skënderbeut.