e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mou: Bej skarcime, dua 'bomber' te Celsi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mou: Bej skarcime, dua 'bomber' te Celsi

Zhoze Murinjo ka vendosur të bëjë shumë skarcime gjatë merkatos së verës dhe këtë e ka pranuar publikisht. Trajneri i Çelsit ka shprehur dëshirën për të afruar një sulmues të rëndësishëm, por pikërisht në këtë repart parashikohet të ketë më shumë largime. Ndërkohë, flet edhe për PSG-në dhe Ibrën…


Është e vërtetë që po kërkoni një sulmues për sezonin e ardhshëm?


Ne kemi nevojë për një sulmues të një niveli maksimal. Dikë që të bëjë diferencën në fushën e lojës dhe të arrijë të udhëheqë ekipin. Në merkaton e verës do marrim në konsideratë alternativat dhe mendoj se do bëjmë një afrim të rëndësishëm në këtë repart.


Jeni duke programuar shumë largime. E vërtetë është?


Sigurisht që do ketë një numër të konsiderueshëm largimesh. Bëhet fjalë për ata që nuk luajnë dhe nuk më kanë bindur, por edhe për ata që janë të pakënaqur. Unë dua një skuadër të karikuar dhe të aftë që të shkëlqejë sa i herë i jepet mundësia. Sigurisht që kemi edhe nevojë për t’u përmirësuar. Nuk mund të them se duhen përmirësuar lojtarë si Ivanoviç, Kahill apo Terri, por disa të tjerë.


Në çerekfinale të Champions- it do përballeni me PSG-në, si e prisni këtë ndeshje?


Në çerekfinale janë kualifikuar skuadrat më të forta të Europës. Është diçka e pazakontë, pasi thuajse gjithnjë ka një surprizë. Këtë herë nuk ka ndodhur. Ne do përballemi me një kundërshtar të një niveli të lartë, i cili ka investuar shumë në vitet e fundit, duke afruar futbollistë elitare. Ka qenë si Mançester Siti, ku biznesmenë nga Lindja e Mesme kanë hedhur shifra të mëdha parash. Për mendimin tim, PSG-ja është një pretendonte serioze për të fituar Champions-in.


Zlatan Ibrahimoviç, të cilin do e keni futbollist kundërshtar, ka thurur shumë elozhe për ju në autobiografinë e tij…


Për mua është shumë e thjeshtë. Madje, çuditem kur thonë që Zlatan është i vështirë për t’u menaxhuar. Një lojtarproblematik është ai që nuk do të fitojë, apo nuk jep maksimumin. Ibra është një futbollist fitues dhe kur ke objektiv të përbashkët, gjithçka do shkojë shkëlqyeshëm. Kam qenë vetëm një vit me të tek Interi dhe ka qenë një eksperiencë shumë e mirë. Është një prej futbollistëve më cilësorë që kam stërvitur.


Kemi vënë re që në futboll po investohen shuma të mëdha parash, si në rastin e PSG-së apo Mançester Sitit. Është e mundur që të përsëritet ajo që ndodhi me Porton, kur fitoi Championsin në vitin 2004?


Po, është e mundur. Porto fitoi Kupën Uefa një vit para Ligës së Kampioneve. Presidenti i klubit vendosi t’i mbajë lojtarët më të mirë, edhe pse mund t’i shiste menjëherë për të fituar shifra të mëdha parash. Ai i dha edhe një vit kohë atij ekipi të mrekullueshëm, derisa erdhi triumfi. Në futboll është e rëndësishme të jesh i duruar dhe të mos tundohesh nga pasurimi i shpejtë.

Ja kush do largohet nga Çelsi në verë


Të paktën shtatë futbollistë janë cilësuar si të sigurtë për t’i dhënë fund aventurës me Çelsin gjatë merkatos së verës, nga media britanike.


David Silva - Murinjo nuk e preferon më, edhe pse më shumë e aktivizon si mesfushor qendre sesa si mbrojtës. Bajerni i Mynihut dhe Barcelona kanë gati një ofertë të majme.


Fernando Torres - Nuk ka shënuar gol në kampionat që nga janari. Trajneri portugez nuk e ka më në plan. Do largohet për një shifër 20-25 mln euro.


Demba Ba - Nuk i është dhënë thuajse aspak mundësi, duke zyrtarizuar që ka bërë gati valixhet.

Eshli Kol - Probleme me dëmtimet dhe formën fizike. Zhoze po kërkon lojtar tjetër në atë pozicion, ndërkohë që ka aktivizuar shpesh Azpilikuetën.

Samuel Eto - Po udhëheq sulmin dhe po shkëlqen, por mosha e tij ka bërë që Murinjo t’i japë lejen për ta larguar, në mënyrë që të pakësohet një pagë e lartë në buxhet.

Romelu Lukaku - I shkëlqyer këtë sezon me Evertonin, por përplasjet në distancë që ka pasur mes belgut dhe trajnerit, konfirmojnë që do e shesin. Totenhemi e kërkon me ngulm.