MotoGP, Jorge Lorenzo fiton Cmimin e Madh te Katarit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Spanjolli Jorge Lorenzo, me Yamahën e tij, fitoi garën e parë të sezonit 2012 të MotoGP, duke lënë pas Hondën e bashkatdhetarit të tij Dani Pedrosa, dhe australianin Casey Stoner në Çmimin e Madh të Katarit, në Qarkun e Losail. Lorenzo, i cili e nisi garën nga pole, pati një fillim të mirë duke kryesuar në xhirot e para, por Pedrosa me Hondën dhe Stoner kanë marrë shpejt pozicionin udhëheqës. Yamaha i Lorenzos e ndoqi Stronerin deri në fund të garës, për ta parakaluar më pas atë, kur kishin mbetur edhe tri xhiro.
Kështu, australiani Stoner, i cili ishte udhëheqës i garës në pjesën më të madhe të xhirove, ka humbur gradualisht terren duke lejuar Pedrosa dhe Lorenzo që t'i paraprirë. Piloti i Yamaha nuk e lë këtë mundësi që t’i ikë nga duart, dhe me dy parakalime të mira ka dalë përpara në xhiron e fundit, duke siguruare edhe fitoren përfundimtare të garës.
Crutchlov, me Yamaha Tech 3, u rendit i katërti, i pasuar nga Dovizioso, më pas vjen Hayden me Ducati, që parakalon Hondat e Bautista dhe Bradl. Barbera u rendit i nënti, ndërsa italiani Valentino Rossi, në krizë të thellë me Ducatin e tij, u rendit vetëm i dhjeti.