Messi, shenuesi me i mire ne 40 vjet
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lojtari i Barcelonës, Leonel Mesi, me 60-të golat e shënuar gjatë këtij sezoni, bëhet shënuesi më i mirë në 40 vitet e fundit. Argjentinasi shënoi dy gola në sfidën e së shtunës në fitoren e skuadrës së tij ndaj Real Saragozës. 24 vjeçari ndodhet shtatë gola larg nga rekordi i Gerd Myler. Lojtari gjerman shënoi 67 gola për Bajernin e Mynihut në sezonin 1972-1973. Mesi ka shënuar 38 gola në kampionatin spanjoll, 14 në Kupën e Kampioneve, dy në Kupën e Mbretit, tre në Superkupën e Spanjës, një në Superkupën e Europës dhe dy në Botërorin e Klubeve. Për Lionel Mesin, thyerja e rekordit duket plotësisht e mundur në ndeshjet që kanë mbetur. Performanca e këtij lojtari të jashtëzakonshëm po thyen çdo parashikim njerëzor. Skuadra e Barcelonës nga ana tjetër kërkon të kalojë shifrën e 200 golavë në sezon. Skuadra katalanase ka shënuar 161, ku kanë mbetur të paktën dhe 10-të ndeshje. Skuadra e Mesit duhet të shënojë mesatarisht 3,5 gola për ndeshje për të arritur shifrën e frikshme. Barcelona dhe gjeniu i saj, Leonel Mesi, duket se vijnë nga një planet tjetër, pasi po sundojnë në çdo detaj futbollin botëror.