e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Moody?s vlereson me B1 Shqiperine, ka nivel te larte borxhi

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Moody?s vlereson me B1 Shqiperine, ka nivel te larte borxhi
“Në një periudhë kur kriza financiare dhe ajo e borxheve ka mbërthyer zonën euro, ekonomia shqiptare ka treguar se ka aftësinë për t’u adaptuar me situatën, duke bërë përparime në kapacitetet institucionale dhe duke marrë shtysë nga procesi i integrimit në Bashkimin Europian”. Kështu thuhet në raportin e fundit të agjensisë së vlerësimit të ekonomisë Moody’s. teksa ka vlerësuar ekonominë shqiptare me treguesin B1.

Sipas raportit, kufizimet në vlerësimin e kreditit vijnë si rezultat i nivelit të lartë të borxhit, krahasuar me vendet fqinje dhe paqartësisë në konsolidimin fiskal afatmesëm dhe në reduktimin e borxhit. Pjesë e paqartësisë janë edhe zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm, thuhet më tej.

Ministria e Financave thotë se afirmimi i vlerësimit të Shqipërisë me B1 nga kjo agjensi është bazuar në aftësitë relative që ka ekonomia për të pasur rritje ekonomike në një periudhë krize financiare, pavarësisht madhësisë dhe mungesës së diversifikimit të ekonomise.
Pavarsisht kësaj, Moody’s konstaton se rritja ekonomike ka ardhur duke u ulur, megjithëse ekonomia mund të fitojë disa hapësira gjatë vitit të ardhshëm, thuhet nga MF-ja.