'Bechtel'-Berishes: Interes per ndertimin e gazsjellesit TAP
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kompania ‘Bechtel’ ka shfaqur interes për t’ju bashkuar konsorciumit për ndërtimin e gazsjellësit TAP. Gjatë një takimi me kryeministrin Berisha, përfaqësues të kësaj kompanie, Steve Hawkins, zëvendëspresident dhe Drejtor i Përgjithshëm dhe David Welch, president i Divizionit për Europën, Afrikën dhe Lindjen e Mesme, theksuan se, eksperienca e suksesshme e kësaj kompanie në Shqipëri e ka sjellë përsëri atë, këtu, për të bashkëpunuar në një projekt tjetër shumë të rëndësishëm, atë të gazsjellësit TAP.
“Kompania e konsideron shumë të rëndësishëm, si nga pikëpamja gjeopolitike, ashtu edhe nga pikëpamja teknike, këtë projekt madhor, i cili nuk mund të konceptohet pa bashkëpunime të gjera të kompanive ndërkombëtare të fushës”, theksuan përfaqësuesit e ‘Bechtel’.
Ata e informuan Kryeministrin se janë në bisedime me pjesëmarrësit e konsorciumit të projektit TAP, si me përfaqësuesit e Grupit TAP, ashtu edhe me kompanitë e tjera pjesëmarrëse si SOCAR, British Petrolium, EGL etj..
Standardet e larta teknologjike dhe eksperienca që kërkohet në këtë projekt, thanë ata, e kanë bërë këtë kompani të jetë shumë e interesuar për t’iu bashkuar Grupit dhe për të përfshirë në vazhdim, edhe kompanitë lokale të vendeve përkatëse.
Nga ana e tij. Berisha i falënderoi për bashkëpunimin e suksesshëm në projektin madhor të rrugës së kombit Tiranë-Prishtinë dhe e mirëpriti interesin dhe dëshirën e tyre për t’u bërë pjesë në këtë projekt tjetër madhor, europian e më gjerë.
“Historia profesionale e ‘Bechtel’ dhe historia e suksesit në rajon janë për t’u konsideruar në realizimin e TAP”, theksoi Berisha.