Zhdukja e Remzi Hoxhes, SHIK-u ka vepruar si organizate terroriste
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Gjykata ka zbardhur vendimin ndaj ish-zyrtarëve të shërbimit sekret, SHIK, të akuzuar për rrëmbim dhe vrasje të Remzi Hoxhës. Dëshmitë dhe ecuria e ngjarjes të krijojnë përshtypjen se më shumë se një organ kushtetutes e shtetëror, SHIK-u ka qenë një organizatë kriminale që rrëmbente, torturonte e zhdukte njerëz pa mbajtuar asnjë dokument.
Edhe pse ka qenë ngjarja më e rëndë kriminale, ish-kreu i SHIK-ut Bashkim Gazidede ka pohuar se nuk kishte dijeni për të dhe se Remzi Hoxha nuk ishte i survejuar.
Atëherë përse u rrëmbye nga SHIK? Ndërkohë që në zyrat e SHIK-ut kanë zhdukur të gjitha dosjet. Ja çfarë thotë gjykata në konkluzionet e saj ndaj të akuzuarve për Remzi Hoxhën:
Nga anliza e vlerësimi i provave të marra në gjykim, për një prej viktimave të këtij procesi, për bashkëkombasin Remzi Hoxha, u provua se:
- Eshtë marrë në mënyrë të paligjshme, duke u privuar arbitrarisht nga liria prej të pandehurit Avni Koldashi me ndihmën e varëtsve të tij, punonjës të SHIK-ut në Drejtorinë e Tiranës dhe në bashkëpunim me të pandehurit Arben Sefgjini e Ilir Kumbaro;
- Eshtë trasferuar/trasportuar duke u mbajtur në kushte të plota izolimi si gjatë rrugës edhe pas mbëritjes në ndërtesën e ndodhur në Vain, të rrethit Lezhë,
-këtu, jo vetëm është privuar nga çdo komunikim me botën e jashtëme, por dhe është torturuar në mënyrë çnjerëzore nga i pandehuri Ilir Kumbaro dhe bashkëipandehuri Budjon Mece .
-Ndonëse kanë kaluar një periudhë tepër e gjatë kohe, më shumë se 17 vjet, personi i torturuar Remzi nHoxha, nuk ëshët gjendur dhe se
- Autoritetet përgjegjëse shtetërore (për llogari të të cilëve u privua nga liria Remzi Hoxha, pra nga Drejtoria e SHIK-ut, sot SHISH), jo vetëm nuk kanë dhënë asnjë spjegim, por edhe me nje sëre provash shkresore, provohet se kanë mohuar që të kenë kryer privimin nga liria e torturimin e personit të zhdukur Remzi Hoxha.
Gjykata bindet dhe konkludon se Remzi Hoxha, duhet të prezumohet i vdekur gjatë qëndrimit në ndërtësën-vilë, të përdorur nga SHIK-u, si vend burgimi, në Vain të rrethit Lezhë dhe se vdekja e tij është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e veprimeve që ka kryer i pandehuri Ilir Kumbaro në bashkëpunim me persona të tjerë, përfshirë bashkë të pandehurin Budjon Mece, për torturimin e tij me qëllim nxjerrjen e informacioneve apo pohimin e pjesëmarrjes së tij në veprimtarinë kundër interesave të Republikës së Shqipërisë.
Në këtë konkluzion arrin Gjykata sepse merr në konsideratë edhe këto rrethana të provuara në gjykim mbi:
-Nisjen e të dëmtuarit Remzi Hoxha në mesditën e datës 21.10.1995, në drejtim të Lezhës, pas dorëzimit të vtij nga i pandehuri Avdyl Loshaj, tek i pandehuri Ilir Kumbaro dhe mbërritjen e tij në destinacionin e paracaktuar nga të pandehurit Arben Sefgjini e Ilir Kumbaro.
-Izolimin e prangosjen e tij në një prej tre dhomave të vilës në Vain, dhoma të cilat ishin të siguruara mirë si tek dera edhe tek dritaret, me hekura të trashë e të dëndur;
- Sjelljen e të pandehurit Ilir Kumbaro ndaj tij, duke e dhunuar në mënyrë çnjerëzore, fizikisht e mendërisht;
-Gjëndjen shëndetësore dhe pamundësinë fizike të të dmëtuarit Remzi Hoxha për të lëvizur për shkak të plagëve dhe të prangosjes së tij;
- Kushtet e mjedisit ku ai është mbajtur nën izolim në Vain Lezhë,si faktin se i gjithë teritori ku ndodhej vila ishte i rrethuar, i mbyllur e me pa mundësi kalimi të qënieve njerëzore si nga jashtë brenda edhe nga brenda jashtë këtij teritori;
-Ekzistenca e rojeve të armatosura me kallashnikov, në mënyrë permanente, 24 orë pa ndërprerje duke shtuar edhe
-Mbajtjen e të dëmtuarve, në këtë ambjent vetëm me pranga, në këmbë e në duar, të cilat mund të hiqeshin vëtm pjesërisht në çastet e ngrënies ose për të nënshkruar dokumentet që i servireshin, prej të pandehurit Ilir Kumbaro ose vartësit e tij që bashkëpunonin me të.
Edhe pse në mungesë të trupit apo të eshtrave të tij, Gjykata nuk merr dijeni shkencërisht për shkakun determinant që ka sjellë vdekjen e prezumuar të të bashkëkombasit Remzi Hoxha, nga rrethanat e analizuar si më sipër, Gjykata bindet tej çdo dyshimi se vdekja e Remzi Hoxhës ka ardhur si pasojë e mbajtjesn në izolim dhe e torturave çnjerëzore që janë ushtruar ndaj tij, prej të pandehurt Ilir Kmbaor dhe bashkëtëpandehurit Budjion Mece, vartës i tij.
Në këtë mënyrë, Gjykata konkludon se, në bazë të provave të marra në gjykim dhe rrethanave faktike objektive, qytetari me kombësi shqiptare e shtetësi maqedonase Remzi Hoxha ka vdekur në harkun kohor të disa ditëve, pas privimit nga liria dhe se në këtë kohë, ka qënë në duart e punonjësve të Shërbimit Informativ Kombëtar, mes të cilëvë janë identifikuar vetëm i pandehuri Ilir Kumbaro dhe bashkëipandehuir Budjon Mece. Në këto rrethana Gjykata vlerëson se i pandehuri Ilir Kumbaro, tej çdo dyshimi të arsyeshëm, ka qënë personi që ka mbajtur nën izolim, që ka keqtrajtuar e dhunuar sistematiksiht e në mënyrë çnjerëzore të dëmtuarin Remzi e për rrjedhojë, me veprimet e tij të drejtpërdrejta kriminale ka sjellë edhe vdekjen e tij, prandaj duhet të përgjigjet sipas parashikimit të nenit 87 e 25 të K.Penal.
Ndërsa për të pandehurin Arben Sefgjini, ndryshe nga sa ka pretenduar mbrojtesi i tij si dhe nga vetë i pandehuri Sefgjini në fazën e hetimeve paraprake, Gjykata konkludon se ai, duke qënë me detyrën e Zv/Drejtorit të SHIK-ut, për Tiranën, që mbulonte e përgjigjej për problemet operative, në ratsin në gjykim, u provua se ka qënë urdhërdhënës për mbajtjen në survejim të të pandehurit Remzi Hoxha dhe më pas, për shoqërimin e të dëmtuarve Remzi Hoxha dhe Ziso Kristopulli.
Nga aktet e provat e marra në gjykim del se i pandehuri Arben Sefgjini ka pasur bindjen se këta persona, kanë qënë pjesë e një rrjeti spiunazhi dhe se kanë zhvillua veprimtari armiqësore ndaj interesave të Republikës së Shqipërisë, prandaj edhe ka urdhëruar shoqërimin e tyre me qëllim që të merreshin në biseda operative. Por me dijeninë e tij, si dhe për disa veprime edhe me urdhërin e tij, nga ana e personave që kanë qënë nën vartësinë e tij, janë kryer veprime në kudnërshtim me ligjin. Duke qënë se institucioni i Shërbimit Inforamtiv Kombëtar, funksiononete si forcë ushtarake, i pandehuri Arben Sefgjini, duhet të mbajë përgjegjësi, jo vetëm për veprimet që ka urdhëruar në mënyrë të drjetpërdrejtë, por edhe për ato veprime që kanë kryer vartësit e tij, me dijeninë ose në prezencën e tij.
Pra, Gjykata vlerëson se i pandehuri Arben Sefgjini, me urdhërat, komunikimin apo prezencën fizike të tij, ka ndikuar mbi vullnetin e të pandehurit Avni Koldashi, me të cilin ka bashkëpunuar për survejimin, ndalimin, marrjen me forcë, prangosjen, zënien e syve duke vënë thes në kokë, kërcënimet gjatë udhëtimit, të të dëmtuarve Remzi Hoxha dhe Ziso Kristopulli.
Në vendimin e gjykatës bëhen të ditura të gjitha dëshmitë e marra për llogari të hetimit. Sipas ish krerëve të SHIK, të zyrës së Tiranës, veprimet ishin bërë për llogari të ruajtjes së interesit kombëtar, pasi dyshohej se të rrëmbyerit ishin agjentë antishqiptarë. Por ndërsa SHIK po zhvillonte një operacion kaq të madh, ish kreu i SHIK, i ndjeri Bashkim Gazidede, ka mohuar të kishte dijeni për këtë. Ja cfarë thuhet në dosje, në dëshminë e tij:
“Nuk e kam dëgjuar asnjëherë emrin e Avdyl Loshaj dhe sigurisht që nuk e njoh. Dhe për shtetasin Ziso Kristopulli nuk kam dëgjuar asnjëherë për këtë person dhe tani e kam dëgjuar për herë të parë kur fliste një kanal televiziv. Edhe për shoqërimin e shtetasit Remzi Hoxha nuk kam dijeni, por e kam marrë vesh nga media. Për këtë problem ne kemi hapur një fashikull dhe kemi futur informacionet përkatëse. Nga drejtoritë më ka ardhur informacion që këtë person (Remzi Hoxhën) nuk e kanë pasur objekt pune”. Pra sipas Gazidedes, Remzi Hoxha nuk ka qenë nën syrvejim nga SHIK, por nuk jep shpjegime se përse u rrëmbye e u vra?
Ndërsa pasuesi i Gazidedes në krye të shërbimit sekret, Fatos Klosi, tregon se nuk ka gjetur asnjë dokukent në shërbim lidhur me këtë operacion. Në lidhje me shoqërimin e të dëmtuarve të këtij procesi gjyqësor, Avdyl Loshaj, Ziso Kristopulli e Remzi Hoxha dëshmitari Fatos Klosi dëshmoi se:
“Kam degjuar nga familjaret e Remzi Hoxhes. Kisha kaluar dy muaj ne ate detyre dhe me vijnë dy vellezer te Remzi Hoxhes… erdhen me sqarun hallin e tyre i thashe qe nuk e di por do interesohem. Thirra nje nga oficeret qe i quaja me ekseprienece Pirro Bisari, kishte qene drejtor ne Lezhe, i ngarkova detyren, i prezantova vellezerit e Remziut. I thash familjareve te shkonin se e ndjekim neve kete pune, une jam Drejtor dhe mbaj pergjegjesi morale per te sqaruar se cfare ka ndodh. Ky ishte kontakti i pare, pastaj mora vesh per personat e tjere. Per Remziun familjaret me vune ne kontakt”.
Klosi dëshmoi se nuk ka marre ne dorezim dokumente ose materiale ne ngakim te Remzi Hoxha, Avdyl Loshaj dhe Ziso Kristopulli dhe ka kostatuar se as drejtorite nuk kishin marre dokumenta. Ai nuk ka gjetur as informacione te derguara nga SHIK-u, presidentit ose institucioneve te tjera per zhdukjen e Remziut, por me Prokurorinë kanë ngritur nje grup te perbashket pune për këtë ngjarje.