e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mister B sjell Maldinin dhe Conten te Milani

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mister B sjell Maldinin dhe Conten te Milani

Manjati tajlandez i njohur si Mister B është gati t’i ndryshojë fytyrën Milanit dhe të rikthejë një emër legjendar në klub. Bëhet fjalë për Paolo Maldinin, kapitetin e përjetshëm të kuqezinjve.

Maldini do të ketë rolin e drejtorit teknik të klubit ndërsa për pankinën flitet për Antonio Conten i cili kërkohet me ngulm nga Maldini. Përveç Contes Maldini mund të sjellë edhe një sërë bashkëpunëtorësh që me shumë mundësi janë emra të njohur të botës së futbollit. Një Milan i ri po lind, por me emra të vjetër.