e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mirkov: Burg per tifozet shqiptare qe do djegin flamurin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mirkov: Burg per tifozet shqiptare qe do djegin flamurin

Zyrtari i Federatës Serbe të Futbollit Milivoj Mirkov, paralajmëroi tifozët shqipatarë se kushdo që shkakton telashe, ose djeg flamurin, në ndeshjen që do të zhvillohet në Beograd, do të përfundojë në burg. Ai akuzoi Federatën Shqiptare të Futbollit se nuk është duke i kushtuar vëmendje rrezikut të ndeshjes së futbollit. Mirkov është shprehur se mbetet problem fakti që ende FSHF, nuk e ka dërguar listën me emrat e tifozëve që pritet të vijnë në Beograd. Ai deklaroi se arsyeja për këtë, është fakti që FSHF nuk ka pranuar kushtin e vendosur nga Serbia, që në Beograd kanë të drejtë të vijnë vetëm ata tifozë që kanë pasaportë shqiptare.

“Kjo është e papranueshme. Përfaqësuesit e Shqipërisë sikur nuk brengosen se dueli paraqet rrezik të madh. As nuk e kanë vizituar stadiumin, as hotelin ku do të qëndrojnë, kurse vazhdimisht refuzojnë të dërgojnë emrat e mbiemrat e atyre që do të jenë në Beograd. Për këtë kanë kohë deri të premten”, ka thënë Mirkov, teksa shtoi se janë duke u marrë masa që të mos ndodhin incidente gjatë ndeshjes.