e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Miqesore me Spanjen me 30 maj

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Miqesore me Spanjen me 30 maj
Pas kërkesave të shumta të federatës tonë, më në fund federata spanjolle ka pranuar që kombëtarja kuqezi të zhvillojë një takim miqësor me “Furinë e Kuqe”. Takimi do të zhvillohet më 30 maj. Presidenti i federatës spanjolle që ka dhënë “ok”-ejin, ka kërkuar që ndeshja të luhet jo në Shqipëri, por në Zvicër dhe federata jonë e ka pranuar kushtin. Kjo do të jetë sfida e katërt midis dy përfaqësueseve tona, ku Spanja ka fituar në të tria, madje në një rast me rezultatin e thellë 9-0, një herë tjetër 5-1 dhe në një rast në “Qemal Stafa” 2-1. Sidoqoftë, fakti që do të luajmë me kampionët në fuqi të botës është një eveniment për kombëtaren tonë, që në Zvicër do të ketë mbështetjen e mijëra tifozëve shqiptarë.