De Biazi: Skuadra me pelqeu, jam shume i kenaqur
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri italian Xhani de Bizi e ka nisur me humbje aventurën e tij në krye të Kombëtares tonë, por në fund të ndeshjes ai çuditërisht nuk ka reshtur së falënderuari lojtarët dhe grupin në përgjithësi për cilësinë e lojës, shpirtin e lartë të garës së lojtarëve tanë dhe natyrisht të gjithë lojtarët që u angazhuan dje në ekipin përfaqësues. Tekniku nuk harroi pa kritikuar edhe gjyqtarin e ndeshjes për të cilin tha se vendosi në “kokën e tij” dhe jashtë realitetit në fushë, teksa kujtoi se, pavarësisht humbjes, Shqipëria luajti mirë, madje më mirë se sa ai e kishte menduar. “Preokupimi im nuk është për rezultatin, është për episodet që bëjnë ndryshimin në një ndeshje dhe mund të them se sot gjyqtari na ka rënë “kokës”.
Ajo që më intereson është fakti se skuadra, sidomos në pjesën e parë, ka treguar futbollin që më pëlqen mua, futbollin me organizim dhe kundërzbritje, me dëshirë të madhe për të luajtur. Në ndryshim nga rezultati, paraqitja e skuadrës ishte shumë pozitive dhe ashtu siç e thashë edhe më parë, episodet ishin vendimtare pasi ishin ata që bënë ndryshimin. Por skuadra më pëlqeu shumë. Mendoj se duhet të punojmë më shumë që të menaxhojmë rezultatin. Është e qartë se sot kemi hedhur hapat e parë, ndaj unë jam mjaft i kënaqur”, tha De Biazi, i cili përgëzoi për lojën edhe sulmuesin Edgar Çani, të cilin e cilësoi një të ardhme të sigurt në repartin ofensiv. “Mendoj se Çani bëri gjithçka shumë mirë, punoi shumë dhe bëri një gol të bukur.
Ishte një lojtar i rëndësishëm sot për ne. Edhe ata që u futën në pjesën e dytë, ndonëse patën probleme të lehta në lojë, arritën të shfaqen mirë”, tha De Biazi. Më tej ai përgëzoi me emër të gjithë lojtarët, duke thënë se bënë maksimumin. Gjithsesi, duke qenë teknik italian, ai ka dhe kritika për disa gjëra që në pamje të parë duken të vogla, por ngaqë jhanë taktike u kushton rëndsi. Ai tha se skuadra duhet të përmirësohet në aspektin e disiplinimit taktik dhe në menaxhimin e lojës kur ekipi është në avantazh. Sidoqoftë, humbjen e djeshme ai ia faturoi gjyqtarit të takimit, por shprehu besim se do të ketë sukses me Kombëtaren në sfidat e ardhshme.
Kombëtarja, gjyqtari u shkakton humbje kuqezinjve
Trajneri italian Xhani De Biazi ia del mbanë të bëjë një prezantim dinjitoz në këtë sfidë të parë në krye të përfaqësues së Shqipërisë, por jo me fitore, pasi humbi dje miqësoren ndaj Gjeorgjisë 2-1. Edhe pse skuadra jonë kombëtare e nisi mjaft mirë ndeshjen, duke shënuar gol që në minutat e para me anë të të riut Edgar Çani, sërish ekipi nuk ka mundur të mbajë epërsi dhe në pjesën e dytë ka pësuar dy gola nga gjeorgjianët, në një ndeshje mjaft të dyshimtë sa i takon nivelit të gjytarit moldav, Sidenko. Sulmuesi Edgar Çani, i munguar në Kombëtare deri tani, bën një debutim të shkëlqyer, duke e nisur madje me gol.
Ai shënoi në minutën e tretë pas një gabimi të mbrojtësve vendas. Duke përfituar nga një pasim i gabuar, ai merr topin afërsisht në mesfushë dhe përparon nga krahu i majtë. I shqetësuar nga dy mbrojtës kundërshtarë, ai mundet të futet në zonë e të gjuajë rrufeshëm me të majtën dhe topi përplaset në shtyllën e majtë pingule të portierit vendas e përfundon në rrjetë. Goli i dha qetësinë skuadrës tonë dhe kuqezinjtë e menaxhuan mjaft mirë pjesën e parë, duke synuar kryesisht kundërsulmin dhe në mjaft raste ishin pranë golit.
Taktika e zgjedhur nga De Biazi në pjesën e parë e realizoi më së miri misionin e saj, pavarësisht se vendasit bënë një volum më të madh loje. Në minutat e fundit të pjesës së parë gjyqtari i takimit akordon një penallti për vendasit në një moment mjaft të dyshimtë. Veliu kërcen në ajër në një dyluftim me një lojtar gjeorgjian, por për arbitrin Sidenko ndërhyrja e mbrojtësit tonë shihet si faull, duke treguar me gisht pikën e bardhë të 11-metërshit. Si përfundim, gjuajtja e Amisulashvilit pritet nga portieri ynë Ujkani në mënyrë të shkëlqyer. Topi që përfundon sërish te këmbët e sulmuesit vendas gjuhet me shpejtësi në drejtim të portës, por Ujkani zgjatet dhe një herë tjetër duke e grushtuar atë dhe duke evituar një gol të sigurt. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për ekipin tonë. Në pjesën e dytë gjërat ndryshuan për mirë për vendasit.
Pasi skuadra jonë u tërhoq shumë në mbrojtje të rezultatit dhe si duket këtu gaboi dhe De Biazi, teksa shpirti i skuadrës ishte për një lojë më të hapur. Duke u tërhequr ekipi ynë u vë nën presionin e kundërshtarit, teksa në minutën e 47-të Gjeorgjia barazon shifrat pas një gabimi të mbrojtjes tonë. I gjendur i lirë në hyrje të zonës, Kobakhidze, gjuajti me të majtën dhe Ujkani nuk kishte si ta ndalonte, çka bëri që rezultati të barazohej në 1-1. Megjithatë, skuadra jonë sërish nuk doli përpara, por preferoi më shumë të mbrohej, duke pritur kundërshtarin në gjysmëfushën tonë dhe duke menduar për kundërsulmin. Por kjo taktikë nuk i funksionoi si duhet në pjesën e dytë, ku vendasit ishin dukshëm superiorë jo vetëm në mbajtjen e topit, por edhe në numrin e aksioneve sulmuese.
Ata e rritën ndjeshëm volumin dhe patën disa raste shënimi, por Ujkani ishte në ditë të shkëlqyer. Trajneri De Biazi bëri disa ndryshime në këtë pjesë për të freskuar grupin dhe për të rritur forcën mbrojtëse e shkatërruese të ekipit tonë. Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt një barazimi, ndodhi që gjyqtari i takimit, moldavi Sidenko, në një aksion pa rrezikshmëri dhe në një pozicion krejtësisht të dyshimtë, për të mos thënë të tepruar, na ndëshkon me 11-metërsh në minutën e 88-të, gjë që shkaktoi një valë protestash nga ekipi ynë përfaqësues. Kapiteni Dallku (pas zëvendësimit të Bulkut që mbajti shiritin nga fillimi) replikon ashpër me gjyqtarin, por edhe të tjerë kuqezinj gati sa nuk përplasen fizikisht me arbitrin, i cili ishte jashtë realitetit në fushë. Edhe një herë tjetër Sajmir Ujkani tregohet i talentuar, pasi i pret penalltinë sulmuesit vendas, duke e grushtuar topin nga krahu i majtë. Por topi përfundon te këmbët e sulmuesit i cili gjuan sërish në ecje e sipër, por topi përplaset në traversë e kthehet sërish te lojtarët kundërshtarë.
Aty njëri nga vendasit, Amisulashvili e prek topin me dorë e pastaj gjuan duke shënuar gol. Gjyqtari e cilëson të rregullt, teksa lojtaret tanë sërish protestojnë. Minutat e mbetura nuk ishin të mjaftueshme për një reagim efikas të kuqezinjve tanë, të cilët humbasin në mënyrë të pamerituar ndaj Gjeorgjisë me rezultatin 2-1. Gjithsesi, ishte një humbje me nder po të mendosh se skuadra luajti mirë në planin taktik dhe golat erdhën nga pozicione fort të dyshimta e nga vendime fort të dyshimta të arbi9tritt të ndeshjes. Nga ana tjetër, duhet kujtuar se në miqësoren e djeshme nuk luajtën shumica e lojtarëve titullarë, por kryesisht lojtarët e rinj të ftuar për herë të parë dhe disa lojtarë të kampionatit shqiptar. Ky ishte një start jo i mirë në aspektin e rezultatit për Xhani de Biazin, por jo i keq në aspektin e lojës dhe të emrave që u prezantuan në fushë.
Kapiteni/ Bulku: Të rinjtë na japin shpresë, gjyqtari na penalizoi
Kapiteni i skuadrës kombëtare në takimin e djeshëm miqësor me Gjeorgjinë, Ervin Bulku, tha pas ndeshjes se gjyqtari i takimit u bë personazhi kryesor i ndeshjes, duke dhënë dy penallti të dyshimta dhe duke e penalizuar mjaft skuadrën tonë. Gjithsesi, Bulku mendon se në Kombëtare kanë ardhur të rinj të talentuar që do të kenë sukses në të ardhmen, teksa kujtoi se në fushë lojtarët dhanë maksimumin e tyre. “Kishim shumë të rinj në lojë, të cilët dhanë më të mirën e tyre, sidomos në pjesën e parë. Djemtë e rinj, që janë afruar në kombëtare, kanë perspektivë dhe do të na ndihmojnë të rritemi si ekip. Arbitri dha dy penallti të dyshimta, një në çdo pjesë loje, por që u pritën nga Samir Ujkani, pavarësisht se në topin e rikthyer në 11-shin e dytë, gjeorgjianët shënuan golin e fitores. Nuk dua të flas për arbitrimin, që në fakt u bë personazh në këtë miqësore. Në fushë, kur luan me kombëtaren, ndien lodhjen dhe emocionin e veçantë të përfaqësimit të kombit tënd, ndaj reaguam ashtu ndaj gjyqtarit, që gaboi në momentin e golit të dytë të Gjeorgjisë”, tha Bulku i emocionuar. Ai luajti në këtë sfidë ndeshjen e tij të 40-të me ekipin kombëtar dhe drejtoi nga minuta e parë si kapiten skuadrën përfaqësuese. Në pjesën e dytë u zëvendësua nga Bakaj.
Bomberi/ Edgar Çani, lideri i ri i sulmit kuqezi
Skuadra jonë kombëtare luajti dje vetëm me një sulmues të deklaruar, konkretisht me Edgar Çanin. Sulmuesi i Polonias së Varshavës ishte një lojtar shumë i rëndësishëm në fushë dhe autori i golit për skuadrën tonë. Për të ishte goli i parë me skuadrën përfaqësuese. Ai e justifikoi plotësisht veten dhe trajneri De Biazi tha pas takimit se kishte mbetur i kënaqur nga performanca e tij. duhet thënë se Shqipëria sapo fitoi një sulmues me vlerë në repartin ofensiv dhe kjo do të ndikojë pozitivisht në ndeshjet zyrtare që do të ketë skuadra jonë në eliminatoret e Botërorit “Brazil 2014”. “Jam i lumtur për golin që shënova në këtë ndeshje, por jam i mërzitur që humbëm dhe kjo për faj të gjyqtarit. Luajtëm mirë dhe në një farë mase jam i kënaqur me veten”, tha Çani pas takimit. Performanca e Çanit jo vetëm ishte shumë e mirë, por tashmë duhet të pranojmë se Bogdani e ka një pasardhës të denjë në ekipin kombëtar. Edgar Çani, shtatlartë dhe i fuqishëm, është një shpresë e mirë për ekipin kuqezi.
Të rinjtë/ Luajnë për herë të parë, por tregojnë vlera
Trajneri Xhani de Biazi zbriti dje në fushë një ekip kryesisht të rinjsh dhe ka mbetur i kënaqur me ta. Ai aktivizoi të tre prurjet e tij të reja në këtë takim. Konkretisht aktivizoi nga minuta e parë sulmuesin Edgar Çani, teksa në pjesën e dytë aktivizoi për pak minuta edhe mesfushorin hair Zeqiri dhe sulmuesin Armando Sadiku. Ndonëse nuk patën shumë minuta në dispozicion, si Zeqiri dhe Sadiku lëvizën shumë në fushë për të ndihmuar skuadrën, por pa sukses. Gjithsesi, tekniku ka mbetur i kënaqur nga performanca e tyre dhe ka shprehur besim për rritjen e tyre në ndeshjet e ardhshme.