e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Milani shet Boateng tek Shalke 04

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Milani shet Boateng tek Shalke 04

Ai ishte heroi i Milanit në ndeshjen me PSV-në, duke shënuar dy gola dhe duke i kualifikuar kuqezinjtë për në Ligën e Kampioneve. Por, duket se kjo nuk ka mjaftuar dhe në mënyrë të papritur Milani ka vendosur që ta shesë. Bahët fjalë për ganezin Kevin Prince Boateng, i cili është transferuar në Gjermani tek Shalke 04. Sipas mediave italiane, Milani e ka shitur atë për 12 milion euro.

Boateng do të firmosë një kontratë tre vjeçare me Shalken. Kjo është konfirmuar edhe nga presidenti i Shalkes, i cili tha se tashmë Boateng është një lojtar i tyre. Me paratë e Boateng, Milani është duke negociuar që të blejë nga CSKA japonezin Honda, ndërsa pritet që të rikthejë edhe brazilianin Kaka. Kështu, pas një merkatoje të dobët deri në këto momente, Milani ka shpërthyer, duke blerë Alesandro Matrin, ndërkohë që është shumë pranë Honda dhe Kaka.