e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Konfirmohet mungesa e Mehes per dy ndeshjet e shtatorit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Konfirmohet mungesa e Mehes per dy ndeshjet e shtatorit

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biazi nuk do të mund të llogaris në shërbimet e mesfushorit Alban Meha të paktën jo për ndeshjet e shtatorit kundër Sllovenisë dhe Islandës. Kjo pasi ky i fundit akoma po vuan dëmtimin e pësuar muaj më parë në gju dhe duket se dëmtimi i është rikthyer. Lajmin për portalin Asport.info e kanë konfirmuar burime të sigurta pranë lojtarit nga Mitrovica.

“Albani nuk do të mund të luaj për ndeshjet e shtatorit, kjo është e sigurtë. Ai akoma po vuan dëmtimin që kishte pësuar muaj më parë” ka thënë burimi. 27 vjeçari ka zhvilluar 4 ndeshje me Kombëtaren Shqiptare dhe ka shënuar një gol.