Milani kualifikohet pas 13 vitesh në finale, pret Inter-Juve (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
UPDATE/ Skuadra e Milanit është kualifikuar pas 13 vitesh në finalen e Kupës së Italisë. Kuqezinjtë fituan mbrëmjen e së martës me rezultatin 5-0 ndaj Alesandrias. Skuadra e Mihajloviçit kishte fituar edhe në takimin e parë (1-0) dhe ndeshja e kthimit dukej edhe më e lehtë.
Pjesa e dytë
Milani ishte dominues në fushë edhe në 45´ minutat e dyta. Romanjoli në minutën e 80´ realizoi dopietën e tij në këtë sfidë, ndërsa Mario Baloteli u rikthye te goli një minutë para mbylljes së takimit.
Tashmë ekipi i Milanit do të presë se cila skuadër do të dalë fituese nga ndeshja mes Interit dhe Juventisit, që do të luhet nesër (e mërkurë 20:45), për t'u përballur në finale.
Pjesa e parë
Milani kryesoi 3-0 në pjesën e parë ndaj Alesandrias në takimin e vlefshëm për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Goli i parë u shënua nga Manez në minutën e 20´, ndërsa Romanjoli dyfishoi rezultatin katër minuta më pas.
Goli i sigurisë për Milanin erdhi sërish nga Manez në minutën e 39´, duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes.
Edhe pse rezultati në 45´ minutat e para flet në favor të Milanit, kuqezinjtë e nisën në avantazh ndeshjen pas takimit të parë të fituar 1-0 në transfertë.
Kuqezinjtë kanë 13 vite pa u kualifikuar për në finalen e Kupës së Italisë. Në vitin 2003 daton hera e fundit e kuqezinjve, të cilët fituan trofeun duke mundur në finale skuadrën e Romës.
FORMACIONET ZYRTARE:
MILAN (4-4-2): Abbiati; De Sciglio, Zapata, Romagnoli, Antonelli; Honda, Poli, Kucka, Bonaventura; Balotelli, Menez. All.: Mihajlovic
ALESSANDRIA (4-3-3): Vannuçhi; Celjak, Morero, Sirri, Sabato; Niço, Loviso, Branca; Marras, Fischnaller, Iocolano. All.: Greguçi.
Vijon...
