e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Milani kërkon Shaqirin, ja shifra që flitet për blerjen e tij (FOTO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Milani kërkon Shaqirin, ja shifra që flitet për blerjen e tij (FOTO)

Xherdan Shaqiri pritet të rikthehet në Serinë A. Mediat italiane shkruajnë për tentativa nga klubi i Milanit që futbollisti me origjinë shqiptare që luan për Stoke Sitin (dhe Kombëtaren zviceriane), të rikthehet në Milano.

Untitled-16Sipas portalit të njohur 'calciomercakoweb', njohja e Galianit me futbollistin, apo eksperienca e tij e mëparshme në Itali me Interin (në vitin 2015), mund të kthejë futbollistin te kuqezinjtë.

"Milani është gati të vërë bast për 'ringjalljen' e lojtarit: Shaqiri ka talent, shpejtësi, driblon me një thjeshtësi dhe është interpretues ideal i 4-3-3 i Eusebio Di Francesco (ky i fundit flitet si njëri prej kandidatëve të mundshëm pas Mihajloviçit te kuqezinjtë).

during the Barclays Premier League match between Stoke City and Newcastle United at the Britannia Stadium on March 2, 2016 in Stoke on Trent, England.

Vështirë që klubi anglez të lejojë largimin e tij duke para paraqitjen e mirë në Premier Ligë, por Milani do dëshiron ta provojë. Ndoshta më pak se 17 milionë euro të investuara nga Stoke Siti vitin e kaluar.",-shkruan portali italian.