Milani, jane 7 mekate qe i kushtuan titullin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sigurisht që goli fantazmë i Sulej Muntarit në sfidën Milan-Juventus ka peshën e vet të pallogaritshme në luftën për titull këtë sezon. Nga ana tjetër, është e vërtetë që arbitri i ndeshjes Katania - Milan 1-1, ia ka komplikuar betejën për titull trajnerit Masimiliano Alegri. Pavarësisht kësaj, tani skuadra e “Zonjës së Vjetër” mund të festojë titullin 2011-12. Kanë qenë një seri ngjarjesh negative që e kanë detyruar skuadrën e “Djallit” të “shqep” nga fanella titullin e kampionit të Italisë, pavarësisht se në fillim të kampionatit askush nuk dyshonte për këtë. Milani sivjet ishte skuadra më e fortë e Serisë A. Dhe, ja ku janë, shtatë mëkatet kryesore që bënë të mundur që “Djalli” të rrëzohet nga froni. Të gjithë kanë gabuar sivjet në kampin kuqezi duke filluar që nga Filip Mekses, Silvio Berluskoni e deri te Masimiliano Alegri dhe Adriano Galiani.
1 – Largimi i Pirlos (maj 2011) Milani sapo ishte diplomuar kampion i Italisë, në këtë triumf të formacionit kuqezi për shkak të problemeve fizike, Andrea Pirlo nuk ka gjetur hapësirat e nevojshme. Vendin e tij në formacion e merr Mark Van Bomel, i cili ka qenë vendimtar gjatë fazës së dytë, ndërsa Andrea gjente disa hapësira vetëm sa për t’u dukur në fushë. Në momentin e rinovimit të kontratave, drejtuesit kuqezi vendosën t’i besonin Ambrozinit, Inzagit, Sedorfit dhe Nestës, por jo Pirlos. Kuqezinjtë vendosën ta hidhnin në rrugë fantazistin, i cili kishte nga ana e vet ofertën e Juventusit. Bardhezinjtë i ofruan atij një kontratë trevjeçare prej 5 milionë eurosh në sezon dhe kështu, më 24 maj 2011, Pirlo transferohet në oborrin e trajnerit Antonio Konte. Një gabim shumë i madh ky i Galianit dhe Alegrit. Është e vërtetë që Andrea kërkonte shumë dhe praktikisht ishte e pamundur për Milanin në respekt të “fair play”- it financiar ta mbante në ekip. Por, t’ia dorëzosh një superfutbollist si ai një konkurrenti direkt, është një mëkat.
2 – Përgatitja atletike (vera e 2011-ës) “E çuditshme sa shumë i stërmundon lojtarët Alegri”. Kanë qenë këto komentet e para të kronistëve që ndiqnin stërvitjen e skuadrës së Milanit, pas largimit të Leonardos dhe ardhjes së Alegrit. Dhe, faktikisht nuk gabonin, sepse stërmundimi fizik deri-diku masakrues i kërkuar nga trajnerit kuqezi ishte superior me atë të homologëve të tij. Mesa duket, stërmundimi i madh fizik, i imponuar nga trajneri Alegri, ka bërë të mundur që sivjet Milani të thyejë çdo rekord dëmtimesh. Sipas statistikave është 250 numri i ndeshjeve që nuk kanë luajtur në total për shkak të dëmtimeve futbollistët e Milanit, kundrejt atyre 40 të juventinëve. Teksa shikon këtë statistikë, natyrshëm mendon se mos Alegri dhe stafi i tij atletik e kanë “karikuar” pak si shumë skuadrën gjatë grumbullimit veror dhe atij dimëror.
3 – Çështja “Tevez” (12 janar 2012) Galiani bëri të pamundurën për ta sjellë në Milano. Përveç golit kundër Barcelonës, Aleksandre Pato bëri shumë pak gjatë fazës së parë edhe për shkak të dëmtimeve të shumta. Ndërkohë, Karlos Tevez ishte gati të vinte te kuqezinjtë. Se si shkoi historia, këtë e dinë të gjithë. Administratori i Milanit fluturoi drejt Londrës për të mbyllur tratativat me Mançester Sitin dhe në momentin më vendimtar vjen telefonata e Silvio Berluskonit. Presidenti kuqezi nuk pranoi të largonte Paton drejt PSG-së, transferim që do t’i jepte jetë atij të Tevezit në Milano. Berluskoni nuk e ka vlerësuar drejt këtë operacion merkatoje, pasi Pato që prej atëherë ka luajtur vetëm 150 minuta dhe nuk shënuar asnjë gol. Ndërsa Tevez në momentin më të bukur të Premier Ligës, i ka dhënë shtysën e duhur Sitit të parakalojë Mançester Junajtid.
4 – Derbi i fazës së parë (15 janar 2012) Më në fund Pato qëndroi te Milani dhe, sapo kishte nxjerrë rrobat nga valixhet, aktivizohet titullar në skuadrën e “Djallit”, e cila po bëhej gati të përballej me Interin. Por braziliani, ekzaktësisht siç bëri në transfertën e Napolit i la me dhjetë lojtarë të tijtë për shkak të dëmtimit të radhës. Ndërkohë që skuadra zikaltër, si gjithmonë, godiste kuqezinjtë me kundërsulmet e saj vdekjeprurëse, dhe nga aksi Zaneti-Milito lind goli i cili që i dha Interit tri pikë të rëndësishme. Ose më saktë, Juventusit që paradite nuk kishte marrë më shumë se një barazim 1-1 në fushën e vet me Kaljarin. Kujtojmë që, në rast triumfi të kuqezinjve në derbi, distanca e pikëve do të shkonte në -2. Pa dyshim që nuk kanë qenë vetëm përballjet direkt me bardhezinjtë që kanë penalizuar Milanin, pasi kuqezinjtë nuk qenë të aftë të mundin as Napolin dhe Lacion.
5 – Rreziku Tiago Silva (24 mars 2012) Tiago Silva luan për 120 minuta në “Juventus Stadium” kundër skuadrës së Antonio Kontes, takim i vlefshëm për Kupën e Italisë, pavarësisht se kishte probleme muskulore. Braziliani ishte në dyshim përpara ndeshjes, madje u bllokua edhe pak minuta përpara se të fillonte takimi. Dhe, megjithatë, Alegri vendos ta aktivizojë. Tiago Silva luan, edhe pse Milani ishte i pari në tabelën e klasifikimit me +4 pikë. “Atë ditë gabova rëndë, sepse nuk duhej ta kisha aktivizuar”, – pohon disa javë më pas tekniku kuqezi. Rezultati është që Tiago Silva mungon në sfidën e dyfishtë kundër Barcelonës dhe në ndeshjet më të rëndësishme nga lindi edhe parakalimi juventin. Pa dyshim ky ka qenë gabimi më i rëndë i Alegrit. Pa harrur këtu edhe ato nxitime në rikuperimin dhe aktivizimin në fushë të Kevin Princ Boateng.
6 – Presioni ndaj Alegrit (4 prill 2012) Milani skualifikohet nga Champions, ditën e martë më 3 prill. Tani kuqezinjve u mbetet vetëm një objektiv, ndër tre që kishin në fillim të sezonit. Por, gjatë javës së përballjes së dyfishtë me Barcelonën, teksa katalanasit gjendeshin në “San Siro”, Berluskoni vendos të japë shfaqje si rrallëherë më parë. Presidenti kuqezi është shfaqur i irrituar dhe nervoz gjatë sfidës së “San Siro”-s. Më pas zbret në dhomat e zhveshjes dhe përgëzon Pep Guardiolën. Dhe, në përfundim, jep një deklaratë pikante për veshët e Alegrit: “I kam thënë Guardiolës se më çmend mënyra e tij e të luajturit futboll. A jam i kënaqur me rezultatin 0-0? Po, por nuk jam aspak dakord me Alegrin mbi disa gjëra. Cilat? Nuk mund të thuhen”. Pra me pak fjalë, Berluskoni tregohet mosbesues ndaj Alegrit. Sipas tij, Milani është tepër difensiv, çka nuk i pëlqen aspak. Dhe pas eliminimit nga Champions, gjërat përkeqësohen, sepse nisin të filtrojnë thashetheme që shikojnë Alegrin të ikë nga Milani, në rast se nuk fiton titullin. I gjithë ky presion ia ka vështirësuar shumë punën teknikut kuqezi në fund të kampionatit, dhe të gjithë këtë shfaqje e ideoi dhe e realizoi Berluskoni.
7 – Gafat e Meksesit (7 prill 2012) Dëmtime, dyshime taktike, intriga klubesh. Por, fjalën e fundit e thotë gjithmonë fusha, e cila akoma edhe një herë pasqyron qartë problemet e klubit kuqezi. Milani pret në “San Siro” Fiorentinën. Kuqezinjtë kalojnë të parët në avantazh me anë të një 11-metërshi të dyshimtë, të cilin Zlatan Ibrahimoviç e transformon në gol. Por, vjollcët përmbysin rezultatin dhe fitojnë 2-1. Golin e poshtërimit për Fiorentinën e shënon Amauri, futbollist që prej kohësh kuqezinjtë e kanë kërkuar. Bashkëpunëtor me italo-brazilianin ka qenë edhe mbrojtësi i Milanit, Filip Mekses. Francezi si në rastin e golit të parë të Stevan Jovetiç, edhe në atë të Amaurit që çoi shifrat e takimit në 1-2, ka gabuar me ndërhyrjet e tij. Mekses dukej sikur e kishte mendjen diku gjetkë në fund të sezonit. Milani humb, Juventusi fiton me Palermon dhe kalon në + 1 pikë avantazh. Ajo që e bën akoma më të madh dështimin e “Djallit” është barazimi me Bolonjën. Pa dyshim, titullin Milani e humbi gjatë asaj pasdite në “San Siro” ndaj Fiorentinës.