Golat 'fantazme'? Tani hyn ne loje teknologjia
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Të gjithë të apasionuarve pas futbollit apo komentatorëve sportivë u ka qëlluar të ndodhen qoftë edhe një herë të vetme para një të ashtuquajturi ‘gol fantazmë’. Pothuajse në çdo ndeshje futbolli shpëton ndonjë gol që ngjall diskutime të tipit, nëse topi hyri në rrjetë apo jo. Kohët e fundit këtë dilemë ka vendosur ta zgjidhë teknologjia dhe është vetë FIFA, institucioni ndërkombëtar që qeveris futbollin që ka kërkuar ndihmën e saj për t’i dhënë fund një herë e mirë aludimeve të sportdashësve pas gabimeve që mund të bëhen gjatë arbitrimit të një ndeshjeje.
Madje, FIFA ka iniciuar një minikonkurs ku janë paraqitur një sërë testesh, në mënyrë që në fund të përzgjidhet ideali që të jetë i aftë të raportojë, sa më shpejt dhe në mënyrë më të besueshme, në një moment të caktuar të ndeshjes, nëse topi e ka kaluar krejtësisht vijën e portës (kusht që kërkohet nga rregullorja për shënimin e një goli). Në garë janë disa shpikje, nëse mund t’i quajmë kështu, të sjella nga laboratorët më të zhvilluar shkencorë të disa vendeve, kryesisht Zvicra dhe Gjermania.
Pajisja e parë, e cila vjen nga laboratorët federalë zviceranë të shkencës dhe teknologjisë, është një sinjalizues që funksionon në mënyrë shumë interesante. Për të simuluar tranversën që mund të përshkojë topi gjatë një ndeshjeje futbolli përpara se të mbërrijë në rrjetë, shkencëtarët kanë sajuar një “top zjarri”, si ata që përdoreshin në luftë, nga ku “qitet” topi i futbollit nga një largësi prej 6 metrash në një kënd të caktuar, në mënyrë që të jetë sa më afër atmosferës së ndeshjes origjinale. Gjithashtu, për të imituar lojtarët mbrojtës në zonën e rrezikut, siç quhet në futboll pjesa e fushës afër portës, sajohen pengesa të ndryshme, në mënyrë që të rikrijohen në mënyrë sa më autentike trajektorja e topit. Në momentin që topi realisht kalon ‘vijën fatale’ dhe përfundon në rrjetë duke shënuar gol, pajisja sinjalizon përmes dridhjes orën e arbitrit dhe shënon një sinjal të shndritshëm në ekran.
Një tjetër sistem, i cili mendohet se ka më shumë mundësi të privilegjohet si i zgjedhur nga FIFA, meqenëse ka gjetur përdorim edhe në një sport tjetër si tenisi, është i ashtuquajturi ‘Hawk Eye’ (ose ‘Syri i shqiponjës’).
Ky sistem është i bazuar në përcjelljen në mënyrë grafike të të dhënave kompjuterike dhe software, të imazheve të marra nga një seri shumë e madhe kamerash me frekuenca të larta, të cilat regjistrojnë 500 sekuenca në sekondë, ose një fotografi çdo 2 milisekonda. Një mënyrë ideale kjo për të analizuar hollësisht një trajektore të dyshimtë të topit me anë të kompjuterit. Në këtë mënyrë arrihet që të merren përgjigje të sakta për rastet kur edhe vetë arbitri nuk është i sigurt nëse topi ka kaluar vijën fatale të rrjetës apo jo.
Sistemi tjetër i propozuar quhet ‘Goalref’, dhe vjen nga laboratorët e teknologjisë gjermane ‘Fraunhofer’, që ka dhënë një kontribut vendimtar në shpikjen e mp3. Ky sistem mbështetet në konceptin e ‘topit dhe rrjetës inteligjente’. Funksionimi i tij bazohet në një top i cili ka brenda vetes një transmetues me valë radioje dhe një portë ‘inteligjente’ e cila, e pajisur me sensorë të veçantë, është e aftë të “ndiejë” me anë të ndryshimit të fushës magnetike, nëse topi ka kaluar krejtësisht vijën kritike, pra nëse është shënuar gol.
Dhe fituesi është…
Për emrin e fituesit do të duhet të presim deri më 2 korrik të këtij viti. Atë ditë, liderët më të mëdhenj të ‘qeverisë së futbollit botëror’, FIFA, do të takohen në Kiev për të përcaktuar nëse stadiumet më në fund të hapin dyert e tyre për teknologjinë dhe, nëse po, cili do të jetë sistemi fitues sa i përket vendosjes së transparencës për ‘golat fantazmë’. Ajo që dihet me siguri është se, ne nuk do të kemi mundësinë ta shohim të aplikuar teknologjinë më të fundit në Kampionatin Europian të futbollit, që do të zhvillohet në qershor të këtj viti, pasi edhe finalja e tij është programuar për në korrik, por një ditë më parë, pra në 1 korrik.