Milan shkarkon trajnerin Filippo Inzaghi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Filippo Inzaghi nuk është më trajner i Milanit. Klubi kuqezi me anë të një deklaratë në faqen zyrtare njoftoi se, Inzaghi nuk do të jetë më trajneri i skuadrës pasi klubi ka bërë një zgjedhje tjetër për sezonin e ardhshëm.
"Kompania i ka komunikuar Inzaghi, me keqardhje të madhe, se do të ketë një ndryshim të drejtimit teknik në sezonin e ardhshëm", citon ANSA.
Klubi e ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Inzaghi-i, i cili pritet të zyrtarizojë serbin Sinisha Mihajloviç, në postin e trajnerit të ri.