e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Berisha qendron te Lazio

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Berisha qendron te Lazio

Etrit Berisha nuk do të largohet nga Lazio. Së fundmi në media është folur shumë për një lamtumirë të mundshme të portierit të Kombëtares Shqiptare nga klubi kryeqytetas, por 26-vjeçari i lindur në Prishtinë ka ndërruar mendje dhe do të vazhdojë aventurën e tij me bardhekaltërit. Sipas asaj që publikon e përditshmja italiane “La Republica”, Berisha është i entuziazmuar nga ideja për të luajtur në Champions League sezonin e ardhshëm dhe ka vendosur të qëndrojë te Lazio.



Edhe pse konkurrenca me Marchettin do të jetë shumë e fortë, Etriti nuk do të heqë dorë dhe do të luftojë me 32-vjeçarin për vendin e titullarit. Në sezonin që sapo u mbyll, Berisha u aktivizua në 17 takime me Lazion duke dhuruar në shumë raste paraqitje pozitive.

Trajneri Pioli e vlerëson së tepërmi numrin 1 të Kombëtares Shqiptare dhe pritet t’i japë shanse atij edhe sezonin e ardhshëm, aq më tepër që Lazio me pjesëmarrjen në Champions League do të ketë më shumë ndeshje për të zhvilluar. Fillimisht u fol se Berisha dëshironte largimin nga bardhekaltërit për t’u aktivizuar rregullisht në një klub tjetër, por mesa duket ky skenar është hedhur poshtë nga portieri shiqiptar, i cili edhe sezonin tjetër do të bëjë gjithçka për të fituar vendin e titullarit te Lazio.