e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mihajloviç drejt shkarkimit: Berluskoni darkë me Brokin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mihajloviç drejt shkarkimit: Berluskoni darkë me Brokin

Sinisha Mihajloviç duket se i ka orët e numëruara te Milani. Trajneri serb pritet të shkarkohet nga klubi dhe shkak për këtë bëhen rezultatet e dobëta në javët e fundit.

Untitled-8Lajmi për shkarkimin e mundshëm të tij është publikuar nga gazeta më e madhe sportive në Itali "La Gazzetta dello Sport".

Shtypi italian flet për një darkë mes Berluskonit dhe Kristian Brokit, trajner i të rinjve të Milanit.

Së fundmi Mihajloviç është vënë në fokus të kritikave dhe emri i Brokit është aluduar shpesh herë në media.

Edhe pse trajnerit i ishte dhënë kohë deri në fund të sezonit, darka e Berluskonit me Brokin interpretohet në shtypin italian si një tentativë e 'Kavalierit' për të 'kapur kohën e humbur'.

Aktualisht, Milani ndodhet në vendin e 6 në Serinë A, me 49 pikë; jashtë kupave të Europës.