Bolonja ndal Romën në luftën për Champions-in, rikthehet Toti (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Roma nuk mundi të shkojë më larg se barazimi 1-1 me Bolonjën në 'Olimpiko'. Fillimisht, miqtë kaluan në avantazh me anë të Luka Rosetinit në minutën e 25´ të pjesës së parë.
Në 45´ e dyta Spaleti aktivizoi edhe Françesko Totin. Ky i fundit u bë protagonist me asistin e tij për Salah, që barazoi shifrat në minutën e 50´.
Djemtë e Donadonit morën një rezultat pozitiv në transfertë ndaj një skuadre që pretendon zonën e Ligës së Kampionëve.
Ndërsa për Romën ky mund të quhet një hap fals, pasi Interi dhe Fiorentina pretendojnë vendin e tretë që është edhe zona e Ligës së Kampionëve.