Migjen Basha: Me Serbine ndeshje hidherimi, ata me kane vrare xhaxhain
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Migjen Basha, ka nisur të mendoj për kualifikimet e Euro 2016 që tani, panvarsisht se ndeshjet do të nisin në muajin shtator. Edhe pse Shqipëria në dy ndeshjet e para do të përballet me Portugalinë e Kristiano Ronaldos dhe Danimarkën, mesfushori i Torinos me padurim po pret përballjen e tretë me përfaqësuesen e Serbisë.
Ish-mesfushori i Frosinones, Riminit dhe Atalantas ka një objektiv: të mos mungoj në dy takimet kundër serbëve. Ndeshje e parë do të luhet në Beograd me 14 tetor, ndërsa përballje e dytë do të zhvillohet me 8 tetor të vitit 2015 në Elbasan.
“Krejt çka dua nga gara për kualifikimet e Euro 2016, të jem i ftuar patjetër në dy ndeshje. Unë dua që të jem pjesë e Kombëtares shqiptare në dy përballjet ndaj Serbisë”, ka deklaruar Basha për Express.
“Politika duhet të jetë larg sportit, por ndeshjet ndaj Serbisë do të jenë përballje hidhërimi, pasi unë kam humbur xhaxhain në luftën e Kosovës, i cili është vrarë nga forcat serbe”, theksoi mesfushori me prejardhje nga Suhareka.
Ndërkohë, Basha e ka vlerësuar s’i të vështirë grupin e Kombëtares shqiptare për eliminatoret e Euro 2016. Ekipi kuqezi bënë pjesë në Grupin I së bashku me Portugalinë, Danimarkën, Serbinë dhe Armeninë.
“Grupi është shumë i vështirë.Të gjithë kundërshtarët janë të fortë dhe nuk do ta kemi aspak të lehtë. Megjithatë, ne do t’i hyjmë kësaj gare të motivuar dhe do ta japim maksimumin në çdo ndeshje”, ka theksuar Basha.
Në fund, 27 vjeçari e ka konfirmuar se ka marrë ftesë nga Xhani de Biazi për ndeshjen miqësore që Shqipëria do ta zhvilloj kundër Maltës, me 5 mars, në stadiumin ‘Niko Dovana’ të Durrësit.