e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Miami Heat kampion i NBA

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Miami Heat kampion i NBA
Miami Heat e ka fituar titullin e kampionit të kampionatit basketbollistik amerikan, NBA, pasi ka mposhtur në ndeshjen e shtatë të finales së play-offit ekipin San Antonio Spurs, me rezultat 95-88. Është ky titulli i dytë radhazi i Miami Heat, që arrin të mbrojë titullin e kampionit pas një serie epike prej shtatë ndeshjeve ndaj San Antonio Spurs që ishin të favorizuar për të triumfuar.

Më i miri ishte ai te i cili dyshuan se e kanë lënë forcat. Edhe në ndeshjen e shtatë LeBron James ishte më i miri me double-doublen prej 37 pikësh dhe 12 kërcimesh.

Lojtari më i mirë i NBA (MVP), u shpall askush tjetër pos LeBron James.

“Të jemi në gjendje të dalim në fushën tonë dhe ta bëjmë këtë, ishte e patjetërsueshme. Unë nuk brengosem për atë që thonë për mua. Unë jam LeBron James nga Akron i Ohios. Unë jam i bekuar”, u shpreh LeBron James i emocionuar pas triumfit.