e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Messi frymezon Barcen per permbysjen historike, fundoset Milani

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Messi frymezon Barcen per permbysjen historike, fundoset Milani
Barcelona marshon e qetë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, pasi shkatërroi 4-0 Milanin në ndeshjen e dytë të fazës së 16-tave në “Camp Nou”. Katalanasit shiheshin si të eliminuar nga kompeticioni pas asaj humbjeje 2-0 në “San Siro”, por u bënë skuadra e parë në historinë e Ligës së Kampionëve që rikthehen pas një disavantazhi 2-0 në ndeshjen e parë.

Lionel Messi-t iu deshën vetëm 5 minuta për të zhbllokuar takimin duke shënuar një gol fantastik që frymëzoi më pas skuadrën për të përmbyllur kthesën historike. Ai shënoi sërish përpara se skuadrat t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm mes dy skuadrave.David Villa kaloi Barcelonën përpara në rezultatin e përgjithshëm duke shënuar golin e tretë të ndeshjes dhe Jordi Alba e mbylli takimin në fundin e saj, duke fundosur përfundimisht Milanin.

Xavi u rikthye nga një dëmtim për të startuar me vendasit në mesfushë, ndërkohë që Villa dhe Pedro u përzgjodhën për të mbështetur Messin. Nga ana tjetër, Milani startoi me Niang, El Shaarawy-n dhe Boateng në sulm, për shkak të mungesës së Pazzinit të dëmtuar dhe Balotellit të mbetur jashtë nga rregullorja.Barcelona u shfaq dominuese që nga starti i ndeshjes dhe u shpërblye me nje gol pas 5 minutave lojë, kur Messi kombinoi bukur me Xavin dhe goditi portën duke lënë në vend Abbiatin.

Pjesa e parë dukej si një marrëveshje me sdy skuadrave, ku Milani qëndronte në mbrojtje duke u munduar që t’i bënte ballë valëve sulmuese të Barcelonës.Ignazio Abbate shmangu një penallti ndaj Pedros, përpara se Christian Abbiatibëri të bënte një super pritje ndaj gjuajtjes së Andres Iniestas.

Një largim i dobët me kokë i një krosi nga Mascherano për pak sa nuk la Niang vetëm për vetëm me Valdesin, por sulmuesi kuqezi goditi menjëherë duke e çuar topin mbi traun e portës, përpara se Messi të dyfishonte rezultatin për Barcelonën me një supergoditje nga jashtë zone. Në pjesën e dytë, Barcelona u shfaq sërish me anë të David Villa-s, i cili shënoi golin e tretë për Barcelonën. Pasa fantastike e Xavi-t gjeti mjaft mirë sulmuesin, i cili goditi me të majtën, duke mposhtur gardianin italian.Kuqezinjtë u përpoqën gjatë pjesës së dytë të shënonin golin që do të mund t’i çonte më tej, por pa sukses, pasi në një kundërsulm, Alba shënoi të katërtin duke i fundosur përfundimisht italianët