e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Dede: S’kerkojme piket nga Besa, eshte kapitull i mbyllur. Me vjen keq qe mori ngjyrim politik

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Dede: S’kerkojme piket nga Besa, eshte kapitull i mbyllur. Me vjen keq qe mori ngjyrim politik
Trajneri i ekipit të Tiranës, Nevil Dede, që pretendon se është qëlluar dhe kërcënuar nga kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, gjatë ndeshjes së ekipit kryeqytetas me ekipin e Kavajës, thotë se ky është një kapitull i mbyllur.

Ai shprehet se nuk do të kërkojnë pikët në tavolinë nga Besa. Ai shton se i vjen keq që incidenti mori ngjyrim politik.

“KF Tirana s’kërkon pikët e ndeshjes me Besën e Kavajës për faktin se brenda fushës u luajt futboll i vërtetë. Ne denoncojmë fenomenin dhe gjithashtu duam të jemi të fundit. Duhet të bëjmë ndryshimin e duhura për hir të sportit.

Personalisht e quaj kapitull të mbyllur dhe jo personal. KF Tirana nuk e ka në moral e traditë të kërkojë pikët,” nënvizon Dede.