e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mesi perjashton Ronaldon: Topi i Arte mes meje dhe Kasijas

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mesi perjashton Ronaldon: Topi i Arte mes meje dhe Kasijas
Ylli argjentinas, Lionel Mesi, pasi është kthyer nga pushimet tek Barcelona, ka thënë se fituesi i Topit të Artë do të jetë një mes atij dhe portierit të Realit, Iker Kasijas. Mesi ka ‘harruar’ kështu Kristiano Ronaldon, që është gjithashtu një nga pretendentët më të fortë për këtë trofe, duke parë sezonin e tij të jashtëzakonshëm.

“Edhe Kasijas mund të jetë Topi i Artë. Mendoj se do të jetë mes ne të dyve. Do të ishte fantastike që të fitoja prapë, por të shohim” deklaroi Mesi.

Ai ka injoruar ndërkohë deklaratat e Ronaldos gjatë Euro 2012, i cili hiqte paralelizma mes tij dhe argjentinasit.

“S’më interesojnë deklaratat e Ronaldos. Jam i përkushtuar tek skuadra ime. Secili sezon ka specifikat e veta. Ne dominuam disa vite, ndërsa Reali është kampion vitin e fundit. Kemi një trajner të mire, të cilin e njohim të gjithë lojtarët. Kam pushuar mjaft dhe jam i gatshëm për sukses. Kur ishim në kohën e Guardiolës secili i dinte detyrat, kështu do të jetë edhe me Vilanovën”, tha Mesi.