e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mesi:Smë interesojnë rekordet, dua të fitoj Kupën e Botës

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mesi:Smë interesojnë rekordet, dua të fitoj Kupën e Botës

Karriera, e ardhmja, rekordet dhe marrëdhënia me Kristiano Ronaldon. lionel mesiLionel Mesi rrëfen gjithçka për revistën "El Grafico", e cila i ka dedikuar kopertinën e këtij muaji. "Pleshti" tregon për objektivat e së ardhmes dhe siguron se rekordet personalë nuk kanë asnjë vlerë përpara trofeve të fituar.

Si i keni marrëdhëniet me Mesin dhe Suarezin?

Për të thënë të vërtetën, kam një raport shumë miqësor me ta, si brenda, ashtu edhe jashtë fushës. Merremi vesh shumë mirë dhe mundohemi gjithmonë të luajmë për ekipin. Nuk ka asnjë rëndësi fakti për cilën kombëtare luajmë, sepse ne jemi profesionistë.

Po me Ronaldon çfarë raporti keni?

Ne jemi rivalë dhe duhet të mbrojmë skuadrat tona, por jemi thjesht rivalë në lojë. Nuk ka asgjë më shumë se kaq. Ndonjëherë fitoj unë, ndonjëherë fiton ai. Ne kemi pasur gjithmonë respekt për njëri-tjetrin.

Do të riktheheni të luani në Argjentinë?

E kam thënë gjithmonë se është diçka që më pëlqen shumë, por nuk e di kur. Është një mundësi, edhe pse nuk më pëlqen të bëj shumë parashikime për të ardhmen.

Deri kur keni ndër mend të luani?

Nuk kam vënë limite, as shumë afër, as shumë larg. Do të më pëlqente të luaja deri në momentin kur të ndihesha mirë dhe të ndihmoj skuadrën.

Do të kërkoni ta thyeni rekordin e Batistutës me Kombëtaren e Argjentinës?

Unë preferoj të fitoj tituj me kombëtaren dhe jo të thyej rekorde. Nuk kanë aspak rëndësi golat që shënoj, por trofetë. Nëse rekordet nuk të shpallin fitues në fund, atëherë nuk kanë asnjë vlerë.

Humbja e finales së Kupës së Amerikës të zemëron më shumë edhe pas humbjes së Kupës së Botës?

Çdo finale e humbur nuk më pëlqen. Zemërohem edhe kur humbas një ndeshje, jo më një finale. Zemërohem dhe shqetësohem shumë, por duhet t'i fitojmë në të ardhmen. Duhet të bëjmë maksimumin.

Keni pasur edhe kritika për njëfarë kohe...

Nuk më shqetësojnë aspak. Ajo që thuhet në gazeta nuk ka asnjë ndikim për mua. Unë do të vazhdoj të bëj punën time në mënyrën më të mirë.

Nëse do të fitoni Botërorin, do të përfundojnë kritikat?

Njerëzit duan ta kritikojnë gjithmonë diçka që nuk u pëlqen. Unë e respektoj këtë gjë.

Goleadat që shënoni me Barcelonën janë tallje për të tjerët?

Ne nuk duam të ofendojmë asnjë skuadër. Bëjmë më të mirën në fushë për të argëtuar tifozët tanë.