e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mesi: Skrahasohem me CR7

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mesi: Skrahasohem me CR7

Leo Mesi me një fanellë të ndryshme nga ajo e Barcelonës, ndoshta edhe të një klubi të Premier Ligës dhe Serisë A? mesiTë ëndërrosh është legjitime dhe anglezët e italianët e bëjnë akoma më shumë kur e pranon vetë ylli i Barcelonës pasionin për këto dy filozofi të ndryshme futbolli.

"Më pëlqen futbolli anglez dhe ai italian, ndjek ndeshjet e mëdha", thotë "Topi i Artë" gjatë një interviste për televizionin egjiptian, "MBC".

Çfarë objektivash keni te Barcelona?

Jemi një skuadër kolektive dhe çdo vit objektivat i kemi të përbashkëta. Nëse dikush luan mirë, ndërsa ekipi jo, atëherë nuk shërben për asgjë. Duhet të vijë gjithnjë grupi përpara individit. Të paktën unë, ashtu si gjithë ekipi, e mendojmë kështu. E njëjta gjë vlen edhe për ata që shënojnë golat. E vërteta është se unë ndihem mirë me të gjithë shokët. Njihem me ta prej shumë vitesh dhe nuk kemi nevojë për të parë atë që do të bëjë tjetri.

Çfarë mendoni për Realin?

Është një klub shumë i madh me shumë histori. Kanë lojtarë të shkëlqyer. Në radhët e tyre kanë kaluar yje dhe është normale konkurrenca, sepse ne së bashku me ata jemi dy prej klubeve më të mëdha të botës. Janë gjithnjë një rival i vështirë. Do jetë e vështirë të fitojmë La Ligën, sepse do na duhet të përballemi gjithnjë me ta. Ka shumë konkurrencë, por ne përpiqemi të bëjmë më të mirën.

Ku shtrihet e ardhmja e Leos? Ka ndonjë shans që një ditë ta shohim me një tjetër fanellë përveç asaj të Barcelonës?

Më pëlqen futbolli anglez dhe ai italian, ndjek ndeshjet e mëdha. Por, siç e kam thënë, qëllimi im është të vazhdoj për shumë vite të tjera te Barça dhe tërhiqem këtu. Shpresoj që të jetë kështu dhe të mos më duhet të ndryshoj opinion. Në futboll nuk i dihet kurrë, sepse gjërat mund të ndryshojnë nga njëra ditë në tjetrën.

Te Barcelona duket se jeni argëtuar gjithnjë në fushë, duke luajtur në pozicionin e preferuar. Ndodh e njëjta gjë në kombëtaren argjentinase?

Varet nga trajneri se ku luan. Në Botërorin e fundit (me Sabejën), kam luajtur në një pozicion tjetër nga ai që mbuloj te Barça. Kisha një sulmues përpara. Ndërkohë që me Tatan (Gerardon Martinon), i cili ka të njëjtën filozofi si te Barça, luaj si në klub. Por janë rrethanat ato që vendosin.

Si është jeta private e Mesit?

Jam i qetë, jam më shumë për të qëndruar në shtëpi sesa për të dalë. Duke qenë se udhë- tojmë shumë për shkak të futbollit, më pëlqen të qëndroj pranë familjes kur kam mundësi. Më pëlqen të çlodhem, për të qenë gati përpara ndeshjes së radhës. Jam një njeri shumë i natyrshëm, i thjeshtë. Më kanë mësuar kështu: Duhet të kesh respekt dhe jesh i përulur. Mendoj se përpiqem ta tregoj çdo ditë.

Ky është personaliteti im. Ka nisur t'i pëlqejë topi Tiagos (i biri)?

I pëlqen ta kafshojë, por është ende shumë i vogël për ta kuptuar. Atij i pëlqejnë karrocat e fëmijëve dhe avionët. Unë nuk do ta nxis që ai të luajë futboll, do ta zgjedhë atë që i pëlqen më shumë.

Cilat janë pjatat tuaja të preferuara?

Më pëlqen milaneze (kotoleta e famshme italiane), rostot dhe pastat. Më pëlqen ushqimi normal, i thjeshtë. Kur isha fëmijë më pëlqenin shumë ëmbëlsirat, karamelet, alfajoret (biskotat andaluziane).

Kush është trajneri që ka lënë gjurmë në karrierën tuaj?

Nga të gjithë kam mësuar shumë, por ai më i rëndësishmi për mua ishte Rajkard. Nëse ai nuk do të kishte besuar tek unë dhe nuk do të më kishte grumbulluar shpejt në ekipin e parë, ndoshta unë nuk do të kisha mbërritur deri këtu. E them gjithnjë se për mua ai është një njeri shumë i rëndësishëm: besoi tek unë dhe më hodhi në fushë në momentin e duhur.

Çfarë kujtoni nga kurimi me hormonet e rritjes?

E vërteta është se unë nuk e ndjeva shumë trajtimin, nuk e kuptoja se çfarë bëhej, sepse isha shumë i vogël. Pa dyshim, familja ime bëri gjithçka të mundshme që unë ta bëja atë kurë dhe nuk ishte e lehtë. Por, siç po thosha, mua nuk më kushtoi asgjë, ishte diçka e zakonshme. E dija që çdo natë duhet të bëja vaksinën. Nuk kisha probleme të bëja jetë normale, luaja me shokët dhe shkoja në shkollë. Pra nuk ishte e vështirë për mua dhe kam ndjekur gjithnjë këshillat e mjekut.

A është Kristiano Ronaldo rival i Lionel Mesit?

Them gjithnjë se këto janë krahasime që i bën shtypi për një arsye apo tjetër. Unë personalisht përpiqem të ndihmoj ekipin tim, të luaj, të rritemi çdo vit dhe ta bëj mirë punën time. Nuk krahasohem as me Ronaldon dhe as me njeri tjetër. Mendoj vetëm për veten time, shokët e skuadrës dhe se si të fitojmë ndeshjet. Kristianon nuk e njoh personalisht, njihemi vetëm nga fusha. Nuk shihemi jashtë fushës dhe nuk kemi një raport, por jo për ndonjë arsye specifike. Thjesht luajmë në ekipe të ndryshme dhe shihemi sa herë luajmë, asgjë më shumë. Kur ai ka fituar "Topat e Artë", i ka merituar. Aty votojnë trajnerët, lojtarët dhe gazetarët. Në fund, FIFA pranon fituesin. E fiton gjithnjë ai që e meriton.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO