Mesazhi i Papa Françeskut: 'Mos kini frike nga butesia, pushteti i vertete, sherbimi'
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
"Nuk duhet të kemi frikë nga mirësia dhe as nga butësia". "Pushteti i vërtetë është shërbimi. Papa duhet t’u shërbejë të gjithëve, sidomos më të varfërve, më të dobtëve, më të vegjëlve". "Duhet të ruani njerëzit, të kujdesoni çdo njeri, me dashuri, veçanërisht fëmijët, pleqtë, ata që janë më të brishtë, por që shpesh gjenden në periferi të zemrës sonë".
Gjatë meshës së kurorëzimit, Papa Françesku vë themelet e Papatit të tij, duke nisur me një thirrje të fortë të zemrës, mendimit, që u drejtohet më të dobtëve dhe një thirrje për ata që kanë role dhe përgjegjësi në fushën ekonomike, politike apo sociale: "Ju lutem, ruani krijimin, mbi të gjitha të ambientit", shkruan gazeta italiane "La Repubblica".
I ndërprerë shpesh herë nga duartrokitjet e turmës – rreth 200 mijë vetë në sheshin Shën Pjetër nën diell, i shoqëruar nga shumë flamuj ngjyra-ngjyra nga gjithë bota – Papa ka dashur të japë një mesazh shprese: "Edhe sot, përpara shumë karakteristikave të një qielli gri, kemi nevojë të shohim dritën e shpresës dhe të japim edhe vetë shpresë", ka nënvizuar ai. "Urrejtja, zilia dhe krenaria e njollosin jetën", ka vijuar Papa, "nuk lëmë veçse shenja shkatërrimi dhe vdekjeje si shoqëruese të botës sonë".
Është një ditë historike kjo e kurorëzimit të Papës së parë jezuit, të Papës së parë jug-amerikan, i të parit që u quajt Françesko. Por mbi të gjitha, përurimi i një papati, që paralajmërohet si thyes rregullash në mënyra dhe përmbajtje. Që nga daljet e tij të para apo fjalimet e para, papa Bergoglio u ka dhënë besimtarëve shembullin e një stili të thjeshtë, të dashur me veprime të papritura, si ai i të priturit të besimtarëve jashtë meshës të dielën në mëngjes dhe duke i përshëndetur një nga një. Edhe sot, në meshë është paraqitur me veshjen e tij të thjeshtë, të bardhë dhe ka vijuar të thirret thjesht "peshkop i Romës", duke u kërkuar besimtarëve të luten për të.
“Të ruajmë Jezusin në jetën tonë, të kujdesojmë të tjerët, të ruajmë krijimin me dashuri". Ky është mesazhi i Papa Françeskut në Twitter pas meshës.