e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Vrasja e Julian Celes, pedofili tregon vendin ku e ka hedhur. Dyshohet per abuzime me nje femije tjeter

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Vrasja e Julian Celes, pedofili tregon vendin ku e ka hedhur. Dyshohet per abuzime me nje femije tjeter
Prokuroria dhe policia ka dyshime të forta se pedofili Ardian Prrenjasi, ka abuzuar seksualisht edhe me fëmijë të tjerë. Mësohet se 45-vjeçari kujdesej shpesh për djalin e mitur të shoqes së bashkëjetueses së tij, me të cilin dyshohet se ka abuzuar seksualisht. Mësohet se policia po heton edhe mundësinë që Prrenjasi të ketë pasur edhe bashkëpunëtorë. Ndërkohë kërkimet e sotme për gjetjen e trupit të 11-vjeçarit në landfillin e Sharrës nuk kanë sjellë asnjë rezultat. Megjithëse në kërkime janë përfshirë edhe qentë-policë nuk është gjetur asnjë gjurmë nga trupi i Julian Çelës.

Familja e monstrës: Të dënohet me vdekje

Familja e mostrës Adrian Prrenjasi, e cila jeton 50 vitesh jeton në qytetin e Prrenjasit, janë ngujuar brenda katër mureve të shtëpisë pas publikimit të lajmit të tmerrshëm. Të afërmit e tij kanë deklaruar se 45-vjeçari duhet të marrë dënim maksimal. Ata tregojnë se për shkak të rasteve të mëparshme të ngacmimit të fëmijëve, e kanë dëbuar që prej 15 vjetësh nga shtëpia. Nëna e Prrenjasit, Sanija 75-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë pas marrjes së lajmit të tmerrshëm. Ndërsa i vëllai dhe e motra e tij kërkojnë dënimin e tij me vdekje. Ata tregojnë se kanë marr telefonata kërcënuese dhe kanë kërkuar ndihmën e policisë.

Monstra rindërton skenën e krimit

Vijojnë hetimet e policisë për zbardhjen e vrasjes së 11-vjeçarit Julian Çela. Mëngjesin e sotëm vrasësi i 11-vjeçarit, Ardian Prrenjasi është dërguar në banesën e tij në Laprakë për të sqaruar rrethanat e vrasjes monstruoze.

I shoqëruar nga forca të shumta policie, pedofili 45-vjeçar është cuar në banesën ku jetonte me qira ku në prani të hetuesve do të rindërtojë skemën e vrasjes së vogëlushit Më pas policia ka marrë nën pranga pedofilin dhe ka rinisur kërkimet për trupin e vogëlushit 11 vjeçar në zonën e Sharrës, aty ku mblidhen gjithë mbeturinat e kryeqytetit.Prrenjasi ka treguar dy vende ku e ka parë për herë të fundit trupin e pajetë të Julian Çelës, të cilin më parë e kishte vrarë, e kishte mbështjellë me një batanije dhe e kishte hedhur në koshin e plehrave pranë shtëpisë së tij, në momentin që është afruar makina e plehrave e cila i shkarkon mbetjet në landfillin e Sharrës.

Kërkimet e policisë për trupin e vogëlushit nisën që mbrëmjen e djeshme në zonën e Sharrës, ku pedofili deklaroi se e kishte hedhur, por për shkak të errësirës kërkimet janë ndërprerë për të rifilluar ditën e sotme.

Do të jetë e vështirë për policinë të gjejë atë çfarë ka mbetur nga trupi i 11 vjeçarit, duke qenë se ka kaluar një kohë e konsiderueshme qëkurse kufoma është hedhur në landfillin e mbetjeve dhe aty vazhdimisht depozitohen mbeturina të tjera.

Ndërkohë, të tjera fakte tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me pedofilit Ardian Prrenjasit, i cili jetonte i pashqetësuar në komunitet edhe pse ishte një mostër me precedentë të rrezikshëm penalë.45 vjeçari rezulton të jetë paditur penalisht disa vjet më parë për ngacmime ndaj të miturve në vendin e tij, në Përrenjas dhe gjithashtu ishte dënuar në Greqi për pedofili me 4 vjet burg.

Pedofili Ardian Prrenjasi tronditi mbrëmë gjithë opinionin publik pas rrëfimit shokues se përveç rrëmbimit të një 10 vjeçari në Laprakë, i cili fatmirësisht u gjet në kohë, kishte rrëmbyer dhe vrarë 11 vjeçarin Julian Çela, i cili rezultonte i zhdukur për familjarët prej datës 30 nëntor 2012.