e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Shtyhen kerkimet per trupin e Julian Çeles, daja i 11-vjeçarit: Dyshojme se nuk eshte hedhur ne Sharre

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Shtyhen kerkimet per trupin e Julian Çeles, daja i 11-vjeçarit: Dyshojme se nuk eshte hedhur ne Sharre
Kërkimet për trupin e pajetë të 11 vjeçarit Julian Çela janë shtyrë për ditën e nesërme. Sipas familjarëve të vogëlushit të ndjerë, kërkimet do të rinisin rreth orës 08:00 të mëngjesit të nesërm nga një grup i specializuar ekspertësh.

Kërkimet në landfillin e Sharrës janë ndërprerë, pasi policia e sheh të pamundur gjetjen e eshtrave të vogëlushit të vrarë me anë të trupave të saj, ndaj pritet ardhja e ndonjë mjeti të specializuar kërkimesh për eshtrat.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm kanë vijuar kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të 11 vjeçarit Julian Çela, i cili sipas dëshmisë së pedofilit Ardian Prrenjasi, pasi u vra prej tij u hodh në koshin  e mbeturinave pranë shtëpisë së tij, të cilat më pas u shkarkuan në Sharrë.

Familjarët e vogëlushit të ndjerë kanë mbërritur që në orët e para të mëngjesit në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë dhe kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të 11 vjeçarit në 2-3 vendet që tregoi ditën e djeshme Ardian Prrenjasi, teksa u shoqërua nga policia për të dhënë indicie për vendin ku e kishte parë për herë të fundit trupin e djalit.

Ndërkohë, daja i 11 vjeçarit, Hysen Muka, i cili ka qenë gjithashtu në landfillin e Sharrës është shprehur se askush nuk ka dijeni se ku mund të jetë hedhur trupi i 11 vjeçarit dhe se familjarët kanë dyshime të forta se trupi mund të mos jetë hedhur në Sharrë.

Kërkimet për trupin e vogëlushit Julian Çela nisën që ditën kur pedofili rrëfeu krimin monstruoz ndaj fëmijës, por deri më tani kanë rezultuar të pasuksesshme për faktin se ka kaluar një kohë e konsiderueshme që kurse Juliani 11 vjeçar u zhduk dhe nga koha kur pretendohet se është vrarë dhe hedhur në plehra nga pedofili 45 vjeçar Ardian Prrenjasi. Në landfillin e Sharrës vazhdimisht depozitohen mbetje të reja, çka e bën të vështirë gjetjen e trupit të pajetë të vogëlushit.

Pedofili Ardian Prrenjasi, neser para gjykatës për masën e sigurisë

Ardian Prrenjasi, pedofili që tronditi mbarë opinionin publik, do të paraqitet neser në Gjykatën e Tiranës ku do t`i caktohet masa e sigurisë.

45-vjeçari pritet të përballet me akuzën për heqje të lirisë në mënyrë të paligjshme ndaj të miturit me inicialet A.C si dhe atë të “abuzimit seksual me të mitur”.

Ardian Prrenjasi u arrestua nga policia ditën e diel, ndërsa po tentonte të vriste 10-vjeçarin me inicialet A.C. Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje ka pranuar se ka vrarë 11-vjeçarin Julian Çelën i cili rezultonte i zhdukur që nga data 30 nëntor i vitit të kaluar.