Merr karton te kuq, trajneri kercenon lojtarin shqiptar
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjatë një ndeshjeje të kampionatit amator të futbollit në stadiumin e ishullit të Lesbos, ka ndodhur një incident.
Protagonist i këtij incidenti është trajneri i ekipit, i cili u inatos me një lojtar shqiptar pasi mori karton të kuq. Sipas medieve greke, trajneri edhe pse ekipi i tij po fitonte kërcënoi lojtarin shqiptar me pistoletë.
Për këtë arsye, veprimi i tij është konsideruar shprehje raciste dhe është dënuar dhe nga lojtarët e ekipit. Lojtarët kanë ç’armatosur trajnerin dhe më pas e kanë larguar atë nga stoli.