E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Merkel perforcon Gjermanine

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Merkel perforcon Gjermanine

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të jetë prezente në ndeshjen finale të Kampionatit Botëror, ku skuadra e saj do të ndeshet me Argjentinën. Nga kabineti i presidentit të Gjermanisë, Joachim Gauck sot është bërë e ditur zyrtarisht se ai dhe Merkel do të udhëtojnë për në Rio de Janeiro. Ndeshja e së dielës do të jetë e dyta që Merkel e ndjek nga vendi i ngjarjes gjatë këtij Kampionati Botëror. Ajo ishte e pranishme në ballafaqimin e parë të Gjermanisë në kuadër të grupit G, kur skuadra e selektorit Joachim Loë mposhti Portugalinë me rezultat të thellë 4:0. Gjermania siguroi kualifikimin në finale pas fitores ndaj Brazilit me rezultat të thellë 7:1. Ajo do të luajë kundër Argjentinës që mposhti Holandën, pas penalltive.