e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Memoriali 'Vllaznia 2012'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Memoriali 'Vllaznia 2012'
Ka startuar dje në pallatin e sportit “Qayim Dervishi” në Shkodër, turneu ndërkombëtar i boksit. Ky turne u hap nën siglën e memorialit të 9-të ndërkombëtar të boksit, “Vllaznia 2012”, në orën 17. Edicioni  i sivjetshëm është më i madhi i zhvilluar ndonjëherë në vendin tonë. Marrin pjesë plot 15 shtete nga e mbarë bota dhe, për më tepër, pjesëmarrës do të jenë edhe kampionë olimpikë, kampionë bote, kampionë mesdheu dhe kampionë të Afrikës. Dy ditë më parë kanë mbërritur edhe sportistët nga vendet e ndrysme, sëbashku me ekipet e tyre. Ata janë pritur nga drejtuesit e ekipit shkodran de janë akomoduar nëpër hotelet e qyteti.

Pjesëmarrja e boksierëve nga Italia, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia, Nigeria, Egjipti, Kazakistani, Uzbekistani, Maroku, Sri Lanka, Gambia, Ekuadori dhe Tunizia, përveç atyre të kombëtares shqiptare, pritet të dhurojë sfida shumë interesante. Për përballimin e këtij memoriali, sigurisht që fondi i akorduar nga Bashkia Shkodër nuk ka qenë i mjaftueshëm. Por falë dashamirësisë së biznesmenëve Gjergj Leqejza, deputetit të Shkodrës Tom Doshi, Flamur Hoxhës, Gjergj Livadhit, Sami Shoshit dhe OST-së, është bërë e mundur pritja, akomodimi dhe zhvillimi i aktivitetit më të rëndësishëm sportiv që është zhvilluar ndonjëherë në këtë qytet. Në këtë mënyrë, memoriali i përvitshëm kushtuar ish-boksierëve që nuk jetojmë më, ka marrë përmasa shumë të mëdha këtë vit. Si rredhojë, Dervish Efovija, Shyqyri Halili, Ymer Gruda, Fadil Efovija, Ndoc Gjoni, Nazmi Halili, Kolec Ashiku, Lem Kosova dhe Shpresim Bregu, por edhe familjarët e tyre janë ndierë më të nderuar se kurrë me respektin që vazhdon t’u bëhet këtyre emrave të njohur të boksit shkodran në vite.

Ky turne pritet të ngjall një interes tepër të madhë tek sportdashësit shkodran. Ata kanë mbushur dje pallatin e sportit duke treguar një interes të lartë për këtë turne. Një arsyeje më shumë se përse sportadashësit janë afruar në këtë eveniment tepër të rëndësishëm për boksin vendas, është edhe organizimi i mirë i tij. Një punë e cila mundësoj që mbarë bota të vijë në Shkodër.